PROVOKIMI I PRIFTIT MALAZEZ PËR KOSOVËN, MARKU: NXIRRENI JASHTË!

Prifti i kishës ortodokse “Shën Mëria” në Elbasan, At Nikolla Marku ka reaguar  pas deklaratave të priftit malazez Radomir Nikçevic se ‘Kosova është Serbi”. At Nikolla Marku e ka dënuar deklaratën, ndërsa ka kërkuar nxjerrjen e tij nga Shqipëria dhe ndërhyrjen e shtetit, pasi po cenohet paqja në Ballkan.

“DEKLARAT E KLERIKUT, DËSHTIM I DIPLOMACISË”

Erdhi, dha meshën, dhë lëshoi deklaratën që përcjell gjuhën armiqësore dhe antishqiptare të fshqinjëve tanë të cilët duket sikur e kanë të rrënjosur thellë, atributin e tyre anti shqiptare.

LEZHA NË BLACK OUT!

Qe prej paradites se te shtunes qyteti i Lezhe eshte ne erresire totate. Nje defekt ende i pa indentifikuar ka bere qe kjo situate te jete e pa zgjidhur. Punonjesit e OSHEE me ne krye Drejtorin Vinçen Tuku kane zbarkuar ne terren per te bere te mundur gjetjen e defektit qe la pa drita te gjithe qytetin. Nga ana e tyre po behet kqyrja e te gjitha fidrave si ajrore dhe toksore me qellim evidentimin e defektit.

ANA E MALIT, PRITEN INVESTIME NË ARGJINATURA

Ana e Malit njihet si zona me problematike sa i takon permbytjeve por edhe erozionit te tokes. Megjithate per kete vit pretendohet te kete investime serioze nga qeveria vecanerisht ne argjinatura. Nje lajm i tille u be i ditur nga kryetari i kesaj njesie administrative Arben Ceni.

TREGU I RUSIT NË PRITJE TË INVESTIMIT

Ne diten e fundit te muajit tetor u miratua ne keshillin bashkiak shtesa e fondit , per investimin e plote ne markaten e rusit. Tashme jemi zyrtarisht ne vitin 2018-te e megjithate gjithcka ka ngelur ne vendnumro, pasi deri me tani pervecse keshilltaret miratuan asgje nuk ka ndryshuar ne kete treg. Keshilli bashkiak miratoi shtesen e fondit prej 70 milion lekesh fondit te aprovuar ne fillim te vitit prej 40 milion lekesh per kete investim duke e quar vleren e investimin e 110 milion.

PIKA KUFITARE E MURIQANIT, ULET FLUKSI I DALJEVE

Fluksi i emigrantëve shqiptar që kthehen në vendet e punës në Europë ka filluar të ulet këtë të diel në pikën kufitare të Muriqanit. Situata duket normale, edhe pse akoma puna vijon të jetë me kapacitet maksimal të sporteleve nga të dyja palët, si ajo shqiptare dhe ajo malazeze. Nga të dhënat e lëvizjeve, bëhet me dije se në këtë fillim viti fluksin më të madh të daljeve e kanë patur ditët nga e mërkura deri të shtunën, ndërsa shtatë janari ka kthyer radhët normale dhe të zakonshme. Qytetarët shprehen të kënaqur, ndërkohë bëjnë me dije se këtë të diel situata duket normale.

PRIFTI MALAZEZ NË SHKODËR: KOSOVA ËSHTË SERBI!

Prifti malazez Radomir Nikçeviç nga Shkodra pas meshës ka dhënë një deklaratë tronditëse. Ai nga fshati Vrakë i Shkodrës është shprehur i bindur se Kosova është Serbi. “Fax News” raporton se pakica serbe dhe malazeze kanë festuar Krishtlindjet në kishen e Vrakës në Shkodër. Prifti malazez i kishës ortodokse, Radomir Niçkeviq kremtoi meshën e shenjtë përpara besimtareve të pranishem. Pas meshes Niçkeviq deklaroi para mediave se vlereson ligjin e miratuar nga parlamenti shqiptar për minoritetet.

“KOSOVA ËSHTË SERBI”, AT NIKOLLA PETANI : DISTANCOHEMI NGA KËTO DEKLARATA ANTISHQIPTARE

Pas deklaratës tronditëse të prifti malazez Radomir Nikçeviç i cili nga Shkodra pas meshës i shpre i bindur se Kosova është Serbi ka folur , At Nikolla Petani, drejtues i Kishës Ortodoke Shkodër. “Distancohem nga deklaratat e priftit malazez. Unë ka shkuar me vonesë në meshë sot dhe nuk ka qenë i pranishëm për këto deklarata antishqiptare. Ato janë pakica serbe dhe ligji kononik thotë që meshën ta mbajnë në gjuhën e tyre.”, u shpreh Petani.

SHKARKOHEN 3 DREJTORË RAJONALË TË AKU-SË

Shkarkohen 3 drejtore rajonale te AKU / Gjatë dy ditëve të fundit, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit si pasoje e evidentimit të shkeljeve të vazhdueshme në zhvillimin e funksioneve të tyre dhe mospërmbushjen e objektivave për garantimin e sigurisë ushqimorë, ka marrë masën largim nga detyra për drejtorët rajonalë të AKU në Qarkun Korcë, Dibër dhe Lezhë.

GJEGJANI TASHMË KA SHËTITOREN E TIJ

 Njësia administrative e Gjegjanit në bashkinë e Pukës, një ndër zonat rurale më të popullarat të veriut të vendit, tashmë ka shetitoren e saj të ndriçuar, me hapsira të gjelberta, vendqendrim për udhëtarët dhe vend pushime për banoret që frekuentojnë qendren e kësaj njesie administrative. Me një fond prej 25 milion lekë të rinjë nga buxheti I bashkisë, investimi tashmë ka marr formen e duhur duke I dhën qytezes një pamje tjetër nga ajo që e karekterizonte, thjesht si një rrugë kalim.

BOTA