MESI, FESTË DHE DHURATA PËR FËMIJËT NË NEVOJË

Zv/Kryeministrja Senida Mesi organizoi një aktivitet festive me rastin e festave të fundvitit me fëmijet e famljeve në nevojë të komunieteteve Rom dhe Egjiptian, si dhe fëmijë me aftësi ndryshe të shkollës speciale “3 Dhjetori”.

BABAI I FLORENC BEQIRAJT:“DUA DREJTESI.NUK FIRMOSA, NUK E MBYS DJALIN ME DUART E MIA.”

Trupi i pajetë i Florenc Beqiri më fund në shtëpinë e tij, në shtëpinë prej nga ku prindërit e përcollën pak kohe me pare ne emigracion për një jetë larg varfërisë. Por djali nuk erdhi me këmbët e tij por i vrarë, i pajetë, pasi u masakrua në burgun e Marsejës.

MBËRRIN NË SHKODËR TRUPI I PAJETË I FLORENC BEQIRAJ

Ka mberritur ne qytetin e Shkodres trupi i pajete i 23-vjeçarit Florenc Beqiraj.Trupi i te riut u nxorr dje nga ambjentet e spitalit te Marsejes ne France per tu nisur me pas drejt Shqiperise e me pasdrejt Shkodres ku do ti jepet edhe lamtumira e fundit.

M.MADHE, DISKUTOHET PAKETA FISKALE

Bashkia M.Madhe ka organizuar degjese publike per paketen fiskale 2018. Ne fjalen e tij pershendetese kryetari i bashkise Tonin Marinaj ka shprehur impenjimin e zyres se taksave per te prezantuar nje projekt sa me mundeshem afer reales.

SITUATË NORMALE NË PEDIATRI

Situata në pediatrinë e Spitalit Rajonal të Shkodrës paraqitet normale. Edhe pse temperaturat përgjatë muajit dhjetor kanë qenë relativisht të ulta, nuk kemi patur të bëjmë me epidemi.

Këtë të enjte kanë qenë të shtruar vetëm 11 fëmijë. Sipas shefes së pediatrisë pranë Spitalit Rajonal të Shkodrës, Greta Naraçi, ka një shtim të vogël të vizitave ambulatore, të ndikuara edhe nga lëvizja e emigrantëve, të cilët preken ndoshta më shpejt për shkak të ndërrimit të kushteve atmosferike dhe klimës. Ndërkohë, vazhdon të mbetet problematike shtimi i numrit të vizitave pasdite për shkak të mungesës së mjekut familjar.

TRUPI I PAJETË I FLORENC BEQIRAJT MBËRRIN NË SHQIPËRI

Ka mbërritur në Shqipëri trupi i Florenc Beqirajt. 23-vjeçari nga Shkodra vdiq në rrethana akoma të paqarta në Francë. Familjarët dhe miqtë e tij kanë deklaruar se ai është dhunuar nga të burgosurit dhe policët në burgun e Francës ndërkohë policia franceze ka deklaruar zyrtarisht se Florenci është vetëvrarë.

MINISTRI BUSHATI VIZITON AZILIN E TË MOSHUARVE

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, vizitoi azilin e pleqve këtë të enjte në qytetin e Shkodrës. Me rastin e festave të fundvitit, azili kishte organizuar një festë të vogël, në të cilën ishin të ftuar edhe këngëtar të njohur të qytetit të Shkodrës.

Mes këngës dhe atmosferës festive, të moshuarit e këtij azili patën mundësine të kalojnë momente të gëzuara me njëri-tjetrin. Drejtori i këtij institucioni, Edmond Emini, në fjalën e hapjes falendëroi ministrin Bushati për pranin e tij në këtë festë të përgatitur, e cila është kthyer tashmë në traditë çdo fundviti në shtëpinë e të moshuarve. 

MOTI I KEQ, POLICIA APEL SHOFERËVE

Shërbimi i Policisë Rrugore tërheq vëmendjen e drejtuesve të mjeteve me synim që në këto ditë me reshje të dendura shiu dhe dëbore në disa zona te vendit – kryesisht ato veriore dhe verilindore të bëjnë kujdes të veçantë sidomos:

Në akset rrugore me mjegull, prania e saj:

E bën rrugën më të padukshme;

Ul shíkueshmërinë;

Zvogëlon kapjen e gomave në asfalt;

Kufiri i shpejtësisë së mjeteve duhet të jetë jo më shumë 50 km/h nëse dukshmëria është më e vogël se 100 metra;

FOTOT E MJERIMIT NË SHKODËR, VOLTANA NDAN USHQIME DHE KA NJË APEL PËR RAMËN

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës në bashkëpunim me Kryqin e Kuq kanë shpërndarë ndihma dhe ushqime për familjet në nevojë.

Në fotot që Voltana Ademi ka shpërndarë në rrjetin social “Facebook”, duket qartazi mjerimi në të cilin jetojnë disa familje në Postribë. Sakaq, kryebashkiakja e Shkodrës i bën apel kryeministrit Rama që të ndihmojë këto familje, duke i bërë pjesë të skemës së ndihmës ekonomike.

PARASHIKIMI I MOTIT 28 DHJETOR

Pjesa e parë e ditës, mbetet e vranët me shira të intensitetit mesatar thuajse në të gjithë territorin. Edhe orët e pasdites mbeten me shira të dobët deri mesatarë ndërsa vonë në mbrëmje pritet pakësim gradual i shirave por edhe gjatë natës, shirat mbeten prezent në pjesën më të madhe të Shqipërisë.

BOTA