MERCEDEZI ‘FESTON’ 50 VJETORIN

Modeli më i suksesshëm i Mercedesit në version 200 D, i prodhuar më 1974, dhe modeli më i shitur në tregun e Gjermanisë perëndimore pa asnjë problem ka kaluar mbi 1 milion kilometra. Mercedese-Benz feston 50 vjetorin e serisë Mercedes-Benz/8 W115 dhe W114.

Para gjysmë shekulli, në fillim të vitit 1968, në Evropë kanë arritur modelet e para të Mercedes-Benz, më saktësisht seria W115 (me katër cilindra në version 200 dhe 200 D, 220 dhe 220 D) dhe W114 (me gjashtë cilindra në version 230 dhe 250).

ITALIA HAP DYERT NË JANAR PËR 30 MIJË PUNONJËS SEZONALË

Është botuar në Gazetën Zyrtare Itali, Dekreti i Flukseve për vitin 2018, hyrja e punonjësve jokomunitarë në këtë shtet për vitin 2018.

AKSIDENTI TRAGJIK, NDËRRON JETË AKTORJA 29-VJEÇARE

Aktorja australiane, Jessica Falkholt ndërroi jetë në një spital në Australi, ku mbahej gjallë nga pajisjet mjekësore, prej 26 dhjetorit të vitit të kaluar. Ajo u përfshi në një aksident mjaft të rëndë automobilistik, fundvitin e kaluar, ku humbën jetën edhe prindërit e saj, motra dhe shoferi i makinës tjetër. 29-vjeçarja u bë e famshme për rolin e Hope Morrison në filmin ‘Home and away’.

TEST SHËNDETËSOR PËR PRESIDENTIN TRUMP, JA Ç’THOTË MJEKU

“Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump nuk ka treguar shenja parregullsish pas një provimi kognitiv dhe është në shëndet të shkëlqyeshëm”, thotë doktori i Shtëpisë së Bardhë. “Nuk kam shqetësime në lidhje me aftësitë e tij njohëse apo funksionet neurologjike”, tha Ronny Jackson të martën. Javën e kaluar, z. Trump iu nënshtrua një provimi 3 orësh në kontrollin e tij të parë mjekësor që kur u bë president i SHBA.

INCIDENT NË NJË FABRIKË, VDESIN DY PUNËTORË, PLAGOSEN KATËR TË TJERË

Një incident ka ndodhur pasditen e sotme në një fabrikë në Itali, "Lamina spa" që prodhon pllaka çeliku dhe titani ku janë gjetur pa ndjenja gjashtë punëtorë brenda kantierit ndër të cilët dy kanë humbur jetën në spital.

AUTOBUSI I SHKOLLËS PËRPLASET ME NJË NDËRTESË, 47 PERSONA TË PLAGOSUR

Të paktën 47 persona, mes të cilëve shumë fëmijë, mbetën të plagosur në një incident rrugor pasi autobusi me të cilin po udhëtonin u përplas me një ndërtesë. Ngjarja ka ndodhur në Eberash të Gjermanisë. 5 nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë dhe rrezikojnë jetën.

PAPA FRANÇESKU NIS VIZITËN TREDITORE NË KILI

Papa Françesku ka arritur për vizitë treditëshe në Kili, me qëllim rikthimin e besueshmërisë te kisha lokale. Zemërimi i popullsisë atje është rritur, për shkak të akuzave për abuzimin seksual të fëmijëve kundër 80 anëtarëve të klerit kilian.

NË 7 MUAJ DORËHIQET KRYEMINISTRI I DYTË

Kryeministri rumun, Mihai Tudose dha dorëheqjen këtë të hënë, vetëm 7 muaj pas marrjes së detyrës.

SHPËRTHIM I FUQISHËM NË BELGJIKË

Një shpërthim i fuqishëm në qytetin belg të Antwerp-it ka shkatërruar të paktën tri ndërtesa duke lënë shumë persona nën rrënoja.

KUR AUTOMJETET “FLUTUROJNË” NË KATIN E DYTË

Një aksident aspak i zakonshëm rrugor është verifikuar në Kaliforni, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në katin e dytë të një ndërtese.

BOTA