KISHTE MARRË LEJE NGA BURGU E NUK U KTHYE, PRANGOSET SËRISH SHQIPTARI

Një shtetas shqiptar është arrestuar nga policia greke në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës. 30 vjeçari kishte dalë me leje nga burgu i Patras, po nuk u kthye më kurrë. Ai vuante një dënim prej 15,5 vjetësh, i dënuar për trafik droge.

ARRESTOHET 62 VJEÇARI, KISHTE 138 KG KANABIS NË BIDONA PLASTIKË

Policia e Tepelenës ka sekuestruar një sasi prej 138 kilogramë kanabis sativa, ndërsa në pranga është vënë një 62-vjeçar.

ÇIFTI GREKO-SHQIPTAR KAPET ME KOKAINË, E KISHTE FSHEHUR NË IKONËN E SHËN MËRISË

Një shtetas shqiptar dhe mikesha e tij greke janë arrestuar të hënën, të akuzuar për posedim dhe trafik droge. Policia ka bërë publike dhe një video të shkurtër nga ky aksion, ku duket se droga ishte fshehur pas një ikone të Shën Mërisë.

PESË VITE BURG MJEKUT ITALIAN QË KURONTE TUMORIN ME SODË NË TIRANË

Gjykata e Romës ka dënuar me 5 vjet e 6 muaj burg italianin Tullio Simoncini, i cili ushtronte më mënyrë abuzive profesionin e mjekut në një klinikë private në Tiranë. Ai premtonte shërimin e tumoreve duke aplikuar një kurë me bazë bikarbonatin e sodës.

GRABITET FILIALI I POSTËS SHQIPTARE PRANË ISH STACIONIT TË TRENIT NË TIRANË

Filiali i Postës Shqiptare brenda ambienteve të zyrave të Hipotekës në Tiranë është grabitur sot në mesditë. Telefonata e mbërritur në orën 14:05 minuta njoftoi grabitjen e ndodhur në rrugën "Panorama", pranë ish stacionit të Trenit.

TRITOLI, NJË PERSON DALLOHET NË KAMERA

Vetëm pak minuta para shpërthimit që la 8 të plagosur në lagjen Rus të Shkodrës, një person me skafandër në kokë la pranë vendit të ngjarjes motoçikletën ku ishte vendosur pakoja me 1 KG eksploziv. E parkoi pranë trotuarit mjetin dhe u largua me hap të shpejtë, pa e hequr skafandrën nga koka.

Burime pranë grupit hetimore, bejne me dije se personi për të cilin po punohet për ta identifikuar eshte shfaqur ne kamerat e biznesve rreth e rrotull vendit ku ka ndodhur shperthimi nderkohe qe nga kamerat e subjektit dy katesh nuk ka pasur filmime te momentit të shpërthimit.

SHKËNDIJA ELEKTRIKE, NË ALARM GJYKATA

Alarmi I zjarrit pranë gjykatës së shkallës së parë në Shkodër, ka vene serish ne levizje sherbimin zjarrfikese ne Shkoder. Nje telefonate ne numrin 128, ka derguar me urgjence sherbimin zjarrfikes prane ambjenteve te gjykates ku ishte njfotuar nje zjarr, ne brendesi te saj por gjithcka eshte zbardhur ne momentin kur kane mberritur efektivet e zjarrfikeses prane gjykates se Shkodres.

NGACMOI SEKSUALISHT VAJZËN 5 VJEÇE, BABAI DËNOHET ME 6 VJET BURG

Një 36 vjeçar është shpallur fajtor se ngacmoi seksualisht të bijën 5 vjeçare. Për këtë vepër penale Edison Shuli nga fshati Leminot i Korçës është dënuar me 6 vjet burg. Gjykata e Shkallës së Parë e Korçës dha sot vendimin. Shuli u denocua nga bashkëshortja në shtator të vitit të kaluar, për ngacmime të përsëritura ndaj vajzës së tyre.

SARANDË, 61-VJEÇARI I DEHUR BIE NGA KATI I GJASHTË, HUMB JETËN

Një 61-vjeçar është gjetur u pajetë mëngjesin e sotëm në Sarandë. Sipas policisë, viktima është Leonard Qesari dhe nga kqyrja e kamerave 61-vjeçari është rrëzuar nga kati i 6 i pallatit ku banonte. Ai ishte punonjës i ndërmarrjes së pastrim gjelbërimit në Sarandë. Policia sqaron se "rreth orës 05:25, në lagjen ''Nr.4'', mbi trotuar është gjetur i pajetë dhe me dëmtime në kokë e pjesë të trupit, shtetasi L.Q., 61 vjeç, banues në lagjen Nr.4, Sarandë.

DURRËS, VAJZA 7-VJEÇARE VDES NË SPITAL NGA GRIPI

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në spitalin e Durrësit, ku një vajzë 7-vjeçare ka humbur jetën. Mësohet se e mitura ishte paraqitur në spital në gjendje gripale. Vajza 7-vjeçare prej dy ditësh nuk ushqehej dhe më pas ra në koma dhe nuk u zgjua më. Sipas mjekëve të spitalit vajza vuante nga një formë e rëndë gripi dhe ishte paraqitur në spital në gjendje të rëndë dhe me temperaturë shumë të ulët.

BOTA