DY TON DROGË SHQIPTARE DIGJEN ME INCENERATOR NË ITALI

Një sasi prej 2 ton drogë e llojit marijuanë dhe hashash, e konfiskuar në Lidos, tetorin e kaluar është djegur me incenerator. Në Ferrara, përveç tymit të zakonshëm të mbetjeve, dy javët e fundit në ajër ka pasur edhe substanca narkotike.

14 VITE BURG SHQIPTARIT PËR PLAGOSJE

14 vite burg për plagosje shqiptarit në Londër .Armand Krasniqi është dënuar me 14 vite burg nga një gjykatë në Londër për plagosje me dashje dhe për armëmbajtje pa leje.

SHQIPTARI VETVRITET, HIDHET PARA TRENIT

Një shqiptar i ka dhënë fund jetës ditën e djeshme në Greqi, në një mënyrë tragjike. Siç bëhet e ditur, shqiptari, emri i të cilit ende nuk është bërë publike nga autoritetet greke, është hedhur në shinat e treni, në stacionin ‘Omonia’, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

KONTRABANDA E ARMËVE NGA KUFIRI, AMERIKANËT STËRVISIN OFICERËT SHQIPTARË

Ekspertët amerikanë kanë trajnuar Policinë Kufitare Shqiptare gjatë dhjetorit me qëllim që kjo e fundit të reagojë më shpejt ndaj kalimeve të paligjshme të kufirit e sidomos trafikut të armëve.

I RIU LEZHJAN SHANTAZHON NJË 48-VJEÇARE,ARRESTOHET

Një i ri nga Lezha, G. Shkurti, 29 vjeç, banues në fshatin Adriatik ishte kthyer në makthin e një gruaje 48-vjeçare.

TRAFIKU I DROGËS, SHKATËRROHET BANDA GREKO-SHQIPTARE

Policia greke ka asgjesuar një tjetër organizatë kriminale të trafikut të drogës. Në pranga kanë rënë 15 pjesëtarë të kësaj organizate, 7 grekë dhe 8 shqiptarë, të moshës nga 16 deri 32 vjeç. Në të njëjtën kohë janë idientifikuar dhe shpallur në kërkim edhe 8 pjesëtarë të tjerë.

SEKS NË CAMPER, KAPET BANDA SHQIPTARE E PROSTITUCIONIT

Pesë shqiptarë të moshave 30-32 vjeç janë arrestuar provincën e Torinos për shfrytëzim prostitucioni. Hetimet për rrjetin e prostitucionit kanë nisur që në mars 2015, pas disa sinjalizimeve te karabinierët për makina camper të parkuara anës rrugës që përdoreshin si dhoma për të bërë seks.

DHUNOHET DHE GRABITET NJË I MOSHUAR, I MARRIN 150 MIJE LEKË

Një i moshuar ka rënë pre e dhunës dhe e grabitjes. Ngjarja ka ndodhur në Delvinë, ku persona ende të paidentifikuar pasi e kanë dhunuar 72-vjeçarin Koço Sharpo e kanë grabitur. Raportohet se autorët i kanë marrë të moshuarit një shumë prej 150 mijë lekësh

ZJARR NË BANESË, DIGJET 85-VJEÇARJA

Një 85-vjeçare ka humbur jetën pasi banesa e saj u përfshi nga flakët. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:30 në fshatin Bitinckë në Devoll. "Në vendin e ngjarjes ka shkuar Zjarrfikësja, për të bërë të mundur fikjen e zjarrit, si edhe shërbimet e Policisë.

ARRESTOHET MINORENI SHQIPTAR ME 4.5 MILIONË EURO KOKAINË

Policia financiare e qytetit të Breshias në Itali ka arrestuar dy shqiptarë, një minorenë 14 vjeçar dhe një 24 vjeçar me akuzën e trafikut të drogës të llojit kokainë. Ata janë ndaluar në bordin e një automjeti dhe në zotërim të 14 vjecarit janë gjetur 6 kg kokainë e ndarë në disa pako.

BOTA