KRAJA: SYNOJMË TË JEMI MES PESË VENDEVE TË PARA

Vllaznia B po zhvillon përgatitjet për rikthimin e ndeshjeve në vazhdim të Kategorisë së Parë. Traineri Ervis Kraja edhe pse jo shumë i kënaqur me rezultatet e vitit që lamë pas duke realizuar në tre ndeshje rradhazi tre fitore por po aq humbje mori edhe në tre ndeshjet pasuese kështu ai shpreson që skuadra e tij të bëjë më të mirën e mundshme me rikthimin në fushën e blertë.

BEGAJ NË BOTËROR, REZULTON POZITIVE ME DOPING

 Romela Begaj në kampionatin botëror të zhvilluar në SHBA arriti të shpallej kampione bote në stilin në shkëputje dhe në dygarësh duke u renditur e dyta në peshën 69 kg. Ajo mori edhe dy medalje ari dhe argjendi por festa nuk zgjati shumë pasi për peshëngritësen shqiptare Romela Begaj vijnë lajme të këqia.

VLLAZNIA PRETENDENTE NË KUPËN E SHQIPËRISË

Federate Shqiptare e Volejbollit ka bërë me dije përmes një njoftimi në faqen e saj zyrtare të  facebook se faza e gjysmëfinales dhe ajo filane e Kupës së Shqipërisë do të mbahet në datën 2 deri me 4 mars. Pjesëmarrëse në Kupë është edhe ekipi I Vllaznisë ku shkodranët do të kenë si kundërshtarë skuadrën e Studentit dhe përballja e tyre do të jetë në datën 3 mars.

ARMAND DUKA NË TELASHE, KALLËZOHET NË PROKURORI

Fushata për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit duket se po nxehet së tepërmi. Në Prokurorinë e Tiranës rreth orës 12 të ditës së martë pritet që të dorëzohet kallëzimi për presidentin aktual të FSHF Armand Duka për shoqata fantazëm të cilat nga sa bëhet me dije janë të pa regjistruara në gjykatë.

GARA NË FSHF, BASHKIM FINO JEP DORËHEQJEN NGA FUNKSIONET NË PS

Kandidati për President të Federatës Shqiptare të Futbollit, Bashkim Fino ka dhënë dorëheqjen nga funksionet partiake në Partinë Socialiste, por jo nga mandati i deputetit. Në një status në Facebook, Fino shkruan se për të shmangur paragjykimet ka vendosur që të japë dorëheqjen nga postet partiake.

BASKET, VLLAZNIA – TIRANA NË QAZIM DERVISHI

2018 nis me një sfidë mjaft interesante për Vllazninë në basketboll. Këtë të premte në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” do të zhvillohet ndeshja e parapambetur e Vllaznisë me Tiranën e cila do të luhej me datë 20 dhjetor 2017 por ky takim u shty për në fillimin e 2018-ës.

Arsyeja e shtyerjes së këtij takimi ishtë angazhimi i ekipit të Tiranës në ndeshjet e Ligës Ballkanike duke bërë që kjo përballje me kuqeblutë të shtyhej për në datën 19 janar. kjo ndeshje është e fundit sa i përket fazës së dytë të kampionatit.

GJOKA, NJË TRAJNER NDRYSHE NGA TË TJERËT

 Traineri Ernest Gjoka pasditen e së dielës ka zhvilluar një bashkëbisedim me të gjithë tifozët e skuadrës së Vllaznisë. Gjoka nuk ka nguruar tu përgjigjet të gjitha pyetjeve të bëra në faqen zyrtare të Vllaznisë. Disa nga pyetjet që spikatën ishin pyetja nëse Vllaznia duhet të marrë portier me emër, sepse ka një portier pa eksperiencë në portë dhe ka pësuar shpesh gola të evitueshëm, Gjoka sqaroi: “Kemi Selimajn dhe Sherrin. Për këtë të fundit po investojmë shumë, sepse është një i ri shkodran që duam ta fitojmë për të ardhmen.

ALBAN HASANI KRITIKA NDAJ VLLAZNISË DHE GJOKËS

Por pavarësisht blerjeve dhe rezultatit pozitiv që Vllaznia arriti në ndeshjen e parë miqësore të saj duket se ka pakënaqësira sa I përket lojtarëve të grumbulluar nga drejtuesit dhe traineri Ernest Gjoka në fazën përgatitore. Ka qënë drejtori sportiv I Akademisë së Vllaznisë Alban Hasani I cili në një intervistë për një nga gazetat sportive është shprehur se e konsideron si skandaloze faktin se numri një I pankinës kuqeblu nuk zgjodhi që në këtë grumbullim të ekipit të mos përfshinte futbollistin e U-19 Belajdi Pusi duke e cilësuar si golashënuesin më të mirë I të rinjve.

GJOKA SHPJEGON MUNGESËN E ORELESIT DHE GOCAJ

Vllaznia prej thuajse 10 ditësh gjendet në Ulqin të Malit të Zi ku po zhvillojnë fazën përgatitore. Gjithësesi në ditën e nisjes ekipi nuk ka qënë I plotë pasi kanë munguar Olsi Goca dhe Nuredin Orelesi. Trainer Gjoka pas ndeshjes së parë miqësore të zhvilluar në Malin e Zi sqaroi edhe arsyet e mungesës së këtyre dy lojtarëve.

GJOKA: MIQËSORJA NJË TEST PËR FUNKSIONIMIN E EKIPIT

Pavarësisht se një ndeshje miqësore ndaj ekipit të parë dhe të dytë të Vllaznisë ajo që dha shpresa ishte rezultati përfundimtarë 7-1. Pas mbylljes së këtij takimi trainer Ernest Gjoka shprehet se nuk ka rëndësi rezultati. Por normalisht që fokusi në këtë ndeshje miqësore të parë të fazës përgatitore ishin prurjet e reja tek ekipi kuqeblu dhe përshtatja e tyre me ekipin. Vllaznia duket ka plotësuar pikat e saj të dobëta në repartet e sulmut dhe mbrojtjes e kjo gjë premton një Vllazni ndryshe në këtë sezon të dytë.

BOTA