IMMOBILE UDHËHEQ LACIO-N DHE NGJITET NË KRYE, BENEVENTO “ABONIM” 3 PIKËSHI

Është mbyllur java e 20-të e Seria A italiane, ku nuk kanë munguar as rezultatet befasuese. Në "San Siro" Milani, që pavarësisht se ka dominuar në çdo aspekt Crotonen e mbrojtësit kuqezi Arlind Ajeti, ka arritur një fitore minimale 1 me 0. Një tre pikësh që ka ardhur në momentin e duhur për skuadrën e Gennaro Gattuso.

E NIS VITIN MBARË, BERISHA I SIGURON 1 PIKË MELBOURNE

Pas golit të javës së kaluar Besart Berisha është rikthyer përsëri tek goli, rrjetë që nuk i siguroi 3 pikët ekipit të tij. Kur po luhej minuta e 49-të, Besart Berisha mori një pasim të bukur në kufijtë e zonës dhe me një të majtë të bukur mposhti portierin Kennedy. Por gëzimi i Berishës dhe shokëve të tij të Melburne Victory nuk zgjati shumë pasi Central Coast Mariners barazoi me anë të Powell.

FAZA PËRGATITORE, VLLAZNIA DREJT ULQINIT

 Skuadra e Vllaznisë këtë të shtunë u nis drejtë Ulqinit ku atje do të zhvillojën fazën përgatitore. Traineri Ernest Gjoka sëbashku me ekipin e tij të punës pretendojnë që gjatë këtyre 12 ditëve në këtë fazëpërgatitore të arrijnë edhe përgatitken e duhur fizike të lojtarëve të skuadrës. Gjithësesi gjatë kësaj periudhe do të priten edhe përforcime tek ekipi ku siç dihet repartet më problematike janë ato të mbrojtjes dhe sulmit.

GJOKA: EMRAT NË MERKATON, DO TREGOHEMI DISKRET

Përpara nisjes drejtë Ulqinit traineri i pankinës kuqeblu në deklaratën e tij për media foli edhe rreth merkatos ku bëri me dije se do të tregohen diskret përsa i përket prononcimeve në emra konkret për të evituar të papriturat. Këtë të premte tek ekipi kuqeblu u rikthye në shtëpinë e tij mbas 6 vitesh Xhevahir Sukaj dhe traineri Gjoka këtë rikthim e quan mjaft pozitive për skuadrën.

VLLAZNIA SHTYN NISJEN E FAZËS PËRGATITORE

Pritej që data 5 janar do të ishte edhe dita kur ekipi i Vllaznisë do të nisej drejtë Malit të Zi për të zhvilluar edhe fazën përgatitore atje. Por kjo gjë nuk ka ndodhur pasi duket nisja e skuadrës kuqeblu është shtyrë për momentin. Fillimi i fazës përgatitore duket se është shtyrë për në datën 6 janar duke bërë që lojtarë të humbasin 2 ditë stërvitje dhe të rikthehen në Shkodër për të zhvilluar kampionatin më herët se e kishin parashikuar.

Duket se shkak për këtë shtyrje të nisjes së kuqebluve ka qënë mosfirmosja e lojtarëve që kanë qënë si synime tek Vllanzia.

XHEVAHIR SUKAJ ZYRTARISHT KUQEBLU

 Dhe më në fund zyrtarizohet rikthimi i Xhevahir Sukaj tek Vllaznia. Emri i tij doli në skenë si një nga lojtarët e dëshiruar tek skuadra kuqeblu akoma pa përfunduar mirë faza e parë e Kategorisë Superiore. Pavarësisht se ka qënë vetë sulmuesi shkodranë që deklaroi dëshirën e tij për tu rikthyer në shtëpi e kjo gjë dukej e vendosur tashmë por mbetej vetëm firmosja e kontratës së tij për ta përmbyllur këtë episod.

Por edhe pse pritej që Sukaj të firmoste me Vllazninë mbase që në datën 1 janar të vitit 2018 për shkaqe të ndryshme kjo firmë më në fund u hodh sot dhe tashmë zyrtarisht Xhevahir Sukaj mund të quhet blerja e parë e merkatos së janarit tek Vllanzia.

PANUÇI I FIKSUAR PAS TALENTIT 19-VJEÇAR, PRITET TA GRUMBULLOJË NË MIQËSOREN ME NORVEGJINË

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të ketë një test në muajin mars përballë Norvegjisë. Federata Shqiptare e Futbollit ka zyrtarizuar axhendën e kuqezinjve, duke bërë me dije se ndeshja e radhës miqësore do të luhet më 26 mars në stadiumin “Elbasan Arena” përballë Norvegjisë. NJOFTIMI Ka qenë vetë institucioni i futbollit që e ka bërë me dije axhendën e këtij takimi me anë të një postimi në faqen zyrtare në “Facebook”.

INTERVISTA NDRYSHE E TRAJNERIT ERNEST GJOKA

http://www.youtube.com/watch?v=3n0mq58arYQ

VLLAZNIA SHKËMBIME ME EKIPE TË TJERA …?

Të shumtë janë emra të cilësuar si afrime tek Vllaznia por nuk mungojnë alternativat si largime të mundshme apo këmbime lojtarësh me ekipe të ndryshme. Tek Vllaznia ditët e fundit flitej për një rikthim të mundshmëm të Stefan Cicmil ku edhe kontaktet kanë qënë të vazhdueshme më të e dukej se edhe 27 vjeçari malazez kishte dëshirë të rikthehej por lëvizja e tij është bllokuar pasi mbrojtësi është nën kontratë me klubin Mlladost. Cicmil është lojtarë kryesorë i tyre dhe ekipi malazez ka vendour veton për të duke bllokuar edhe rikthimin e tij tek Vllaznia pavarësisht dëshirës së tij.

SHTUBINA SULMON HAPUR ERNEST GJOKËN

Ish-futbollisti i Vllaznisë Ndriçim Shtubina në një nga intervistat e dhëna u shpreh jo pak thumbues me trainerin Ernest Gjoka duke u shprehur se Gjoka nuk është shkodran dhe nuk i djeg për Vllazninë. Kjo deklaratë e tij tërhoqi jo pak vemendjen e shumë mediave online por nuk ka munguar edhe kundërpërgjigjia e trainerit kuqeblu edhe pse Gjoka është munduar të evitojë polemikat, duke u përgjigjur shkurt: “Nuk ka arsye të merrem me replika, secili thotë atë që mendon.

BOTA