KALAJA E “ROZAFES” PIKË REFERIMI PËR TURISTËT

Kalaja e Rozafës përmes arkitektures, dhe vlerave historike, mbetet një atraksion për turistët e trevave te ndryshme shqiptare. Për vizitorët është intriguese historia e ndërtimit të kalasë shekullore, por edhe mënyra se si është realizuar mbrojtja nga kjo pikë strategjike.Fundjava është koha me e mire për turistët te cilët shprehen se ndjehen të tërhequr nga arkitektura, lashtësia e kësaj kalaje, por dhe nga pamja që ajo ofron.

SHOQËROHET NGA POLICIA DHE MË PAS DHUNOHET 30 VJEÇARI

Shoqërohet nga policia e Shkodres dhe më pas dhunohet nga kjo e fundit.Ky është pretendimi i familjarëve të 30 vjeçarit Bahri Malaj i shtruar me urgjencë në spitalin rajonal për shkak të goditjeve të marra. Ngjarja është shënuar rreth orës 23.00 të mbrëmjes së të premtes, 7 gusht 2015, në segmentin rrugor Postribë – Shkoder, në fshatin Hot i ri. 30- vjeçari Malaj i cili punon punëtor shkarkimi, ishte pasagjer në një automjet që po transportonte lëndë drusore.

DHUNA NDAJ 30 VJEÇARIT, REAGON PD E SHKODRËS

Dhunë ndaj gazetarëve, dhunë ndaj fermerëve të duhanit, e së fundmi edhe dhunë ndaj punëtorëve të thjeshtë, kjo është siguria publike që Policia e Shkodrës I ofron qytetarëve të saj. Ky është zbatimi I ligjit nga xhandarët e kësaj qeveri të cilët janë kthyer në aparat dhune,e shkelës të lirive dhe të drejtave elementare të shtetasve Shqiptar.

ZAPTOHEN HAPËSIRAT PUBLIKE PRANË PALLATEVE

Ne një kohe kur bashkia shkoder ka nisur serish punën për rikonstruksionin e rrugëve dytësore dhe sistemin e shesheve te pallateve serish situata ne disa zona apo lagje te qytetit është ne gjendje jo te mire.E tille është situate tek lagjia pranë parkut te autobuzeve. Behet fjale për pallatet e ndërtuara nga qeveria se fundmi për kategorinë e te pastrehëve qe administrohen nga bashkia shkodër.

APLIKIMI PËR PASAPORTA, RADHË NË QYTETIN E KOPLIKUT

Mjaft te shqetësuar, madje te irrituar , pjesa dërmuese e qytetarëve , kryesisht emigrant , te cilët kane ardhur ne vendlindje për te pushuar , por jo për tu torturuar ne këto mjedise aspak te papërshtatshme, për shërbim ndaj qytetareve , qe u është ofruar, pikërisht këtyre qe duanë te aplikojnë për pasaporta biometrike ne qytetin e Koplikut.

KOMUNITETET FETARE, PRONAT QË NUK KTHEHEN NË DESTINACION

Çështja e pronave është një nga problemet e mbartura prej vitesh ne Shqipëri. Qe ne vitin 1991, pas shembjes se regjimit diktatorial, kthimi i pronave ka qene ne prioritetin e çdo qeverie, por sot nuk vuajnë vetëm shqiptaret, por edhe komunitetet fetare. Përfaqësuesit e komuniteteve fetare, te besimit katolik dhe mysliman ne Shkodër, ne një interviste dhëne për Zërin e Amerikës kane shprehur shqetësimin e tyre ne lidhje me situatën aktuale.

CENI: 100 VEPRIME NË DITË TEK REGJISTRIMI I MJETEVE

Ardhja e emigranteve ka bere qe fluksi i punës pranë drejtorisë se shërbimit te transportit rrugor ne Shkodër te jete me i madh ne muajin gusht.Kryesisht puna intensive është përqendruar pranë degës se regjistrimit te mjeteve. Këtë e konfirmon kryetari Ilrian Ceni I cili nënvizon se aktualisht kryhen me shume se 100 veprime ne dite ndërsa e krahasuar kjo me një dite normale puna është trefishuar.

PRERJA E PYJEVE, TË RINJTË ITALIANË KANË NJË METODË TË RE

Te rinj italiane, specialist ne fushën e pyjeve te larta, kane mbërritur ne Shkodër me një mision te qarte. Te jene pjese e punimeve qe po kryhen ne varrezat e Rrmajit ne kuadër te jubileut te meshës se pare te mbajtur 25 vite me pare Çinarët e këtyre varrezave kanë një histori dhe janë dëshmitarë të vuajtjeve dhe persekucionit.

25 VJETORI I MESHËS SË PARË, NISIN PUNIMET

Ne kuadër te 25 vjetorit te Meshës se pare te mbajtur ne varrezat e Rrmajit ne Shkodër, Famullia e Shkodrës ka nisur përgatitjet, fillimisht me punimet qe po kryhen pikërisht ne këtë vend. Ka nisur rikonstruksioni i ambienteve ne te cilën 25 vite me pare do te thyhej heshtja, dhe do te rikthehej besimi.

BOTA