AKADEMIA E ARTEVE ZHVENDOSET SI DEPARTAMENT NË USH

Akademia e Arteve në Shkodër pas shkrirjes së saj si shkak i një vendimi të qeverisë tashmë do të kalojë si një departament pranë universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”. Një gjë të tillë e bën të ditur dekani i arteve pamore Sidi Kanani i cili po ashtu bën të ditur se të hënën dhe të martën janë afatet e fundit në dy degët që janë pikturë dhe grafikë dhe pedagogji e muzikës.

KREMTOHET NË SHIROKË FESTA E SHËN RROKUT

Besimtarë të shumtë të krishterë kanë festuar në Shirokë festën e Shën Rrokut. E kthyer në një traditë prej mëse një shekulli, kjo festë ka mbledhur në Kishën e Shirokës besimtarë të cilët kanë ardhur nga vende të ndryshme për të qenë të pranishëm në këtë festë. Kremtimet kanë nisur me procesionin tradicional përgjatë Shirokës. Pas këtij riti kumbona e Kishës njofton për nisjen e meshës së shenjtë.

SHUHET AKTORI I NJOHUR ELEZ KADRIA

Teatri Migjeni dhe Kinemaja shqiptare humbi një tjetër protagonist të saj. Elez Kadria u largua nga kjo jetë në moshën 75 – vjeçare. Aktor dhe regjisor, ai interpretoi në disa filma artistikë dhe televizivë. Studimet e larta i kreu në shkollën e lartë “Aleksandër Moisiu” dhe nisi rrugën e aktorit në teatrin “Migjeni” të Shkodrës.

MISS MALËSIA 2015, SHPALL MË TË BUKURËN

Në Razëm, në pikën turistike te Bashkisë Malësi e Madhe, festa ka qene e ligjshme, ne konkursin e bukurisë, qe përzgjodhi edhe Miss Malesine për vitin 2015. Mes shume konkurrenteve, juria ka përzgjedhur edhe fituesen e cila për një vit me radhe do te mbaje kurorën e bukurisë për këtë zone te Qarkut te Shkodrës.

ÇUNI: AUTORËT DHUROJNË LIBRA PËR BIBLIOTEKËN

Biblioteka e Shkodrës, "Marin Barleti" po ktheht ne nje pike referimi per autoret qe kane emigruar jashte vendit. Cdo muaj keta shkrimtare sjellin ne donacion libra te ndryshem qe pasurojne ne kete menyre gamen e gjere te mjaft botimeve qe mbart kjo biblioteke.

MISS MALËSIA, EVENIMENTI I BUKURISË GJITHÇKA GATI

SIPAS ORGANIZATORËVE DO TË KETË TË FTUAR SPECIALhttp://www.youtube.com/watch?v=qIzySGSrPWw

LOHJA: ECURIA E EVENTEVE MUZIKORE ESHTE POZITIVE

Zyra e kulturës pranë bashkisë Shkodër e cilëson pozitiv kalendarin e aktiviteteve për këtë sezon veror duke i bëre një krahasim me te njejten periudhe qe sapo lame pas.Përfaqësuesi i kësaj zyre Armando Lohja e quan te suksesshëm koncertin e fundit I titulluar “Jazz in Albania I mbajtur ne pedonalen e lagjes Gjuhadol .Lohja nënvizon se interesi i Shkodraneve për këtë event muzikor i kaloi pritsh merite.

PËRKUJTOHET 78 VJETORI I VDEKJES SË POETIT NDRE MJEDA

78 vjetori i vdekjes së poetit të njohur, Ndre Mjeda, eshte perkujtuar ne nje aktivitet te vecante me pjesmarrjen e te gjitha trevave shqiptare. Organizatoret e kane kthyer ate ne nje takim mbarekombetar folkloritik me pjesmarrjen e grupeve nga kosova, shqiperia dhe mali i zi.  Kryetari I Bashkisë Vau Dejës Zef Hila, tha se ky kremtim merr vlera të veçanta.

TAKIM FOLKLORIK NË PËRKUJTIM TË NDRE MJEDËS

Poeti dhe patrioti shqiptar Ndre Mjeda do të përkujtohet në ditën ndarjes nga jeta me një garë mbarëkombëtare folklorike që do të zhvillohet në fshatin Kukël të Bashkisë Vau Dejës. Aktiviteti do të organizohet në qendrën muzeale që mban emrin e Ndre Mjedës. Dom Nikë Ukgjini shprehet se takimi folklorik që në fokus ka figurën e poetit Ndre Mjeda është edhe si një ftesë për të vizituar qendrën muzeale në fshatin Kukël ku Mjeda jetoi e punoi për shumë vite.

DORINA GARUCI INTERPRETON ROLE ME FAMË BOTËRORE

Kengetarja shkodrane Dorina Garuci ka interpretuar me sukses rolin e Stefanise ne Musicalin e famshem "Saturdays Nights Fever". Premiera eshte dhene te shtunen e kaluar ne Amstetten te Austrise ndersa do vazhdoje te jepet deri me 19 gusht. Suksesi I dorines ne austri ku edhe po studion rritet dita dites ne saje te talentit dhe punes se palodhur qe kengetarja tashme edhe aktorja Garuci po ben.

BOTA