RIKUNSTRUKSION NË VARREZAT MONUMENTALE TË RRMAJIT

25 vjetori i rihapjes se fesë që përkon me meshën e parë në Shqipëri në varrezat e Rrmajit do ta gjejë kompanjelin dhe kishën e këtyre varreve monumentale të restauruar. Punimet kanë nisur prej disa kohësh. Zëvendësministri i kulturës Zef Çuni thotë se është një projekt i ministrisë së kulturës.

I JEPET LAMTUMIRA E FUNDIT ALBERT VËRRISË

Lamtumirën e fundit, Albert Vërrisë ia dha Vlora. Në teatrin “Petro Marko” ku aktori la gjurmët e tij, mirëpirti familjarët, miqtë dhe spektatorin që për vite e duartrokiti aktorin. Albert Vërria i la botës së të gjallëve mbi 20 personazhe në kinema dhe dhjetra në teatër. Karakteret që ai aq mirë diti t’i ndërtonte, kanë vendin e tyre në fondin e artë të kinemasë shqip.

MISS PLAZHI SHQIPTAR 2015, FITUESJA NGA ELBASANI

Agjensia e Spektakleve Jehona e Shkodrës ka mbyllur me sukses turneun e audicioneve të Mis Plazhit për vitin 2015 në të gjitha plazhet e Shqipërisë. Nata finale e Mis Plazhit Shqiptar 2015 është zhvilluar në kompleksin turistik FAFA në plazhin e Golemit në Durrës. Ky aktiviteti i organizuar nga Agjensia e Spektakleve Jehona e Shkodrës është eksluzivitet i Televizonit Star Plus.

MALËSIA NDERON PERSONAZHET E NJOHUR TË TREVAVE SHQIPTARE

Shoqata atdhetare “Malësia” ka organizuar ndarjen e titullit “Qytetar Nderi” emrave te mëdhenj te Malësise se Madhe qe kane kontribuar nder vite ne fusha te ndryshme duke ngritur lart emrin e kësaj zone dhe Shqipërisë ne teresi.

NDAHET NGA JETA “XHA SULO”, ARTISTI I POPULLIT ALBERT VERRIA

Është ndarë nga jeta në moshën 79-vjeçare nga një sëmundje e rëndë, Artisti i Popullit, Albert Vërria, aktor i madh i dhjetëra roleve në kinematografinë dhe dramës shqiptare dhe të huaj, që la pas 110 role, shumica e të cilave falë interpretimit të tij, janë sot pjesë e kujtesës kombëtare. Për shumë njerëz, Albert Vërria njihet si aktori vlonjat. Por pak e dine se Vlora nuk është qyteti i lindjes, por qyteti ku nisi rrugën si aktor.

AKADEMIA E ARTEVE ZHVENDOSET SI DEPARTAMENT NË USH

Akademia e Arteve në Shkodër pas shkrirjes së saj si shkak i një vendimi të qeverisë tashmë do të kalojë si një departament pranë universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”. Një gjë të tillë e bën të ditur dekani i arteve pamore Sidi Kanani i cili po ashtu bën të ditur se të hënën dhe të martën janë afatet e fundit në dy degët që janë pikturë dhe grafikë dhe pedagogji e muzikës.

KREMTOHET NË SHIROKË FESTA E SHËN RROKUT

Besimtarë të shumtë të krishterë kanë festuar në Shirokë festën e Shën Rrokut. E kthyer në një traditë prej mëse një shekulli, kjo festë ka mbledhur në Kishën e Shirokës besimtarë të cilët kanë ardhur nga vende të ndryshme për të qenë të pranishëm në këtë festë. Kremtimet kanë nisur me procesionin tradicional përgjatë Shirokës. Pas këtij riti kumbona e Kishës njofton për nisjen e meshës së shenjtë.

SHUHET AKTORI I NJOHUR ELEZ KADRIA

Teatri Migjeni dhe Kinemaja shqiptare humbi një tjetër protagonist të saj. Elez Kadria u largua nga kjo jetë në moshën 75 – vjeçare. Aktor dhe regjisor, ai interpretoi në disa filma artistikë dhe televizivë. Studimet e larta i kreu në shkollën e lartë “Aleksandër Moisiu” dhe nisi rrugën e aktorit në teatrin “Migjeni” të Shkodrës.

MISS MALËSIA 2015, SHPALL MË TË BUKURËN

Në Razëm, në pikën turistike te Bashkisë Malësi e Madhe, festa ka qene e ligjshme, ne konkursin e bukurisë, qe përzgjodhi edhe Miss Malesine për vitin 2015. Mes shume konkurrenteve, juria ka përzgjedhur edhe fituesen e cila për një vit me radhe do te mbaje kurorën e bukurisë për këtë zone te Qarkut te Shkodrës.

ÇUNI: AUTORËT DHUROJNË LIBRA PËR BIBLIOTEKËN

Biblioteka e Shkodrës, "Marin Barleti" po ktheht ne nje pike referimi per autoret qe kane emigruar jashte vendit. Cdo muaj keta shkrimtare sjellin ne donacion libra te ndryshem qe pasurojne ne kete menyre gamen e gjere te mjaft botimeve qe mbart kjo biblioteke.

BOTA