VLLAZNIA, ASNJË VEPRIM KONKRET NË MERKATO

Vetëm dy javë para fillimit të kampionatit të ri, Vllaznia është e paplotësuar. Aktualisht skuadra ka në përbërje të saj 24 futbollistë, por shumica e tyre janë të rinj dhe nuk japin garancinë e duhur për stafin teknik. Trajneri Zmijani në çdo deklaratë të tij ka thënë se pret ende përforcime nga merkatoja. Këtë gjë ka paralajmëruar edhe administratori Kalamishi, i cili vetëm pak ditë më parë deklaronte se do të vinin edhe 3-4 futbollistë të tjerë.

CHAMPIONS, SKËNDËRBEU PËRBALLË DINAMO ZAGREBIT NË “PLAY-OFF”

Dianamo i Zagrebit është kundërshtari i Skënderbeut në fazën “play-off” të Champions League. Kampionët korçarë kanë mësuar në këtë mënyrë rivalin e fundit për të përcaktuar një biletë në fazën e grupeve në trofeun më të rëndësishëm në rang klubesh. “Ekipi kroat është një kundërshtar i cili mund të shihet si favorit”, u shpreh menjëherë pas shortit Mirel Josa. Me të drejtë, trajneri i Skënderbeut vlerëson Dinamon e Zagrebit si një rival me shumë histori në futbollin Evropian.

VLLAZNIA MES DORËHEQJES SË GJICIT E KËRKESËS ZYRTARE

E ardhmja e Vllaznisë e cila u bë një temë shumë e gjatë diskutimit gjatë këtyre ditëve duket se do të jetë sërish mes dy ujërave. Pas bërjes publike se Safet Gjici shprehu dëshirën për të marrë presidencën e ekipit shkodranë, tifozët kuqeblu vërshuan në rrjetin social facebook, duke i këruar Bashkisë së Shkodrës që të ia dorëzojë ekipin. Por një bisedës që kryetarja e re e Bashkisë Voltana Ademi, realizoi me tifozët ka bërë që situata të qetësohet disi.

VLLAZNIA FITON 4-2 NË SLLOVENI NDAJ DRAVOGRADIT

Vllaznia e ka nisur me fitore serinë e takimeve miqësore që po zhvillon në përgatitoren e Sllovenisë. Në përballjen ndaj ekipit vendas Dravograd, ajo ka arritur të fitojë me rezultatin 4-2. Kuptohet, niveli i kundërshtarit nuk ka qenë shumë i lartë, ngaqë ai merr pjesë në ligën e tretë të këtij vendi, megjithatë, e rëndësishme është u zhvillua një përballje, e cila do ta ndihmojë stafin teknik për të parë nga afër gjendjen e skuadrës.

SKËNDËRBEU HYN NË HISTORI, KALOJNË NË FAZËN PLAY-OFF

Skënderbeu hyn në histori. Skuadra korçare bëhet e para në Shqipëri që kualifikohet në fazën e “play-off”-it të Ligës së Kampioneve, por edhe direkt në fazën e grupeve të Ligës së Europës. Ka mundur dy herë, me të njëjtin rezultat, 2-0, Milsamin në turin e tretë kualifikues dhe tashmë pret kundërshtarin e radhës. Më të vështirë, kuptohet, por me bindjen për të mos u zgjuar nga kjo ëndërr e bukur.

FAZA PËRGATITOR E VLLAZNISË NËPËRMJET FOTOVE NË SLLOVENI

Ekipi i Vllaznia nga data 3 Gusht është vendosur në Slloveni në qytetin e Dravogradit në Slloveni. Sigurisht mungesa e pamjeve filmike bën që skuadra të jetë në një qetësi plotë e ndërsa tifozët të mbeten të pa informuar me fazën po realizohet atje. I vetmi që po pasqyron disa fragmente të ekipit në Slloveni është fizioterapisti Ilirjan Haxhaja që vazhdimisht poston foto në rrjetin social Facebook gjatë stërvitjes së ekipit.

VLLAZNIA, ADEMI BISEDË TË HAPUR NË FACEBOOK ME TIFOZËT

Kryetarja e re e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi, ndonse akoma nuk ka filluar zyrtarisht punën, ka gjetur një mënyrë më të shpejtë për të folur drejtpërdrejtë me tifozët e Vllaznisë. Pas shumë diskutimeve në lidhje me të ardhmen e ekipit, tifozët shkodranë kanë gjetur një gadishmëri të Ademit për të folur në rrjetin social Facebook. Star Plus ka arritur të sigurojë bisedës e realizuar mes dy palëve ku lëshohet dritë në qëndrimin që do të mbajë vetë Ademi. Sigurisht biseda e parë është se çfarë do të bëjë ajo për Vllazninë.

Skënderbeu bën historinë. Siguron grupet e Europa Leagues

Skënderbeu ka fituar edhe ndeshjen e kthimit të turit të tretë të Ligës së Kampionëve ndaj Milsamit, duke bërë historinë, pasi në sezonin e ardhshëm, përpos kampionatit shqiptar, korçarët do të luajnë edhe në njërin prej kompeticioneve europiane. Kampionët e Shqipërisë fillimisht do të luajnë dy ndeshjet e “play-off”-it dhe në rast se kalojnë edhe këtë fazë, atëherë janë në grupet e Championsit, në të kundërtën do të luajnë në grupet e Europa League.

HISTORIKE, SHQIPËRIA PRITET TË NGJITET NË VENDIN E 22-të TË FIFA-s

Dita e enjte mund të jetë ditë historike për Shqipërinë. Për herë të parë kombëtarja jonë do të jetë në vendin e 22-të të renditjes së FIFA-s. Fitorja e fundit me Francën dhe pikët e fundit në tavolinë që morëm nga ndeshja me Serbinë, na fluturojnë kuqezinjtë e drejtuar nga Xhani De Biazi mes 22 skuadrave më të mira të Botës. 14 vende kapërcim nga pozicioni i 36-të në atë të 22-të pritet të bëjë nesër zyrtarisht kombëtarja shqiptare.

TËRBUNI NË SUPËRLIGË PËR TË SURPRIZUAR

Tërbuni i Pukës pavarësisht se merr pjesë për herë të parë në kategorinë superiore, synon të surprizojë të gjithë kundërshtarët e pse jo të pretendojë mesin e artë të renditjes. Këtë e ka shprehur trajneri shkodran Samuel Nikaj që mori drejtimin e ekipit disa kohë më parë. Në një prononcim të tij për Star Plus, Nikaj thekson se me punën e merkaton që po realizohet, pukjanët nuk do të jenë një ekip i lehtë për t’u mundur.

BOTA