SUPERKUPA E EUROPËS, BARCELONA FITON FINALEN NDAJ SEVILIAS

Është luajtur sot në Tbilisi të Gjerogjisë finalja e Superkupës së Europës. Një finale që mund të konsiderohet një nga më të bukurat e të gjitha kohërave. Ka qenë një finale e gjitha spanjolle me Barcelonën, kampione e Champions League, që është përballur me Sevilla, kampionia e Europa League. Skuadra e Eemery e ka nisur menjëherë mirë ndeshjen duke kaluar në avantazh pas tri minutash lojë me një goditje dënimit të Ever Banegas. Reagimi i katalanasve ka ardhur në minutën e shtatë me Lionel Messin që ka barazuar gjithashtu me një goditje dënimi.

EUROPIANI I BOKSIT, ELIMINOHET EDHE CHRISTIAN DEMAJ

Boksieri shqiptar Christian Demaj është eliminuar nga garat e Kampionatit Europian të Boksit për të rritur, turne që po zhvillohet në Samokov të Bullgarisë. Demaj garon në peshën 91kg dhe u mund në turin e dytë nga kampioni europian në fuqi i kësaj peshe, polaku Paëel Igor Jakuboëski. Ky i fundit fitoi me shifrat 3-0, ndërkohë që vendimet e gjyqtarëve ishin: 30-25, 30-25, 30-25 në favor të polakut.

VLLAZNIA, BASHKIA I PËRGJIGJET SAFET GJICITI

Bashkia e Shkodrës ka reaguar në lidhje me kërkesën që ka bërë Safet Gjici për të marrë drejtimin e Vllaznisë. Në një deklaratë për media, është sqaruar pozicioni i pushtetit vendorë duke theksuar se nuk do të ketë asnjë veprim konkret deri në konstituimin e Këshillit Bashkiak. Në deklaratën e publikuar për media, thuhet: “Sqarim i opinionit publik në lidhje me kërkesat e z. Safet Gjici, për vetofrimin e tij që të kontribuojë pranë Klubit të Futbollit “Vllaznia”.

SULME RACISTE NDAJ TIFOZËVE SHQIPTARË NË MAQEDONI

Skandal ne stadium, vritini shqiptaret, megaskandal ne rruge goditen edhe grate. Kete fat te keq e kaneprovuar banorë nga fshati Batincë e Shkupit, te cilet mbrëmë janë sulmuar fizikisht nga tifozët e Klubit Futbollistik Vardar,  ‘Komitët’, të cilët të revoltuar pas ndeshjes mes Shkupit dhe Vardarit, e cila përfundoi me barazim, nuk i kanë kursyer as qytetarët e pafajshëm përfshi edhe ato të gjinisë femërore.

VLLAZNIA OFRON NË PROVË KOSOVARIN KRESHNIK LUSHTAKU

Nevoja për marrjen e lojtarëve të tjerë ka bërë që drejtuesit e Vllaznisë të hedhin sytë sërish nga merkatoja. Për këtë arsye, është bashkuar me skuadrën në stërvitje në Slloveni edhe sulmuesi kosovar Kreshnik Lushtaku. I vëllai i mesfushorit Kushtrim Lushtaku, që luajti sezonin e kaluar me Kukësin, do të qëndrojë disa ditë pranë kuqebluve, me idenë për të firmosur më pas me të.

“LORO BORIÇI” INAGURIMI NË MUAJIN NËNTOR ?!

Për tetor nuk u bë gati, por ndërkohë Federata Shqiptare e Futbollit mendon që stadiumi “Loro Boriçi” do të përfundojë në muajin nëntor. Për këtë arsye, edhe për ta testuar atë, mendohet që pikërisht për të bërë inagurimin e tij të zhvillohet një ndeshje ndërkombëtare mes Vllaznisë dhe një ekipi të huaj me emër. Kjo është ideja paraprake e asaj çfarë dëgjohet në ambientet e këtij impianti sportiv ku punohet. Megjithatë, asgjë nuk është zyrtare.

MIQËSORE, INTER SHKËLQEN ME SHQIPTARIN MANAJ

Interi ka zhvilluar miqësoren e radhës mbrëmjen e sotme në stadiumin “Tardini” të Parmës ku është ndeshur me spanjollët e Atlethic Bilbaos, që janë kualifikuar në fazën playoff të Europa League në mesjavë. Trajneri Mancini i ka besuar të riut Gnoukouri në mesfushë, në krah të Gary Medel dhe Fredy Guarin.

OFERTA E GJICIT, OPINIONI I NDARË NË SHKODËR

Kërkesa publike që ka bërë biznesmeni Safet Gjici, njëkohësisht presidenti i klubit të Kukësit, për të marrë Vllaznisë, ka dhënë një impakt në Shkodër, por edhe në opinionin sportiv në vend. Lëvizja e tij drejt Shkodrës, në prag të kampionatit, do të sillte të tjera lëvizje në merkato, kuptohet shumë firo nga Kukësi dhe afrime te Vllaznia. Por kjo është një çështje tjetër, sepse ende nuk ka asgjë zyrtare.

GJICI HEDH GREPAT NË SHKODËR, KËRKON 500 MIJË EURO

President i Kukësit, Safet Gjici, vendos kushtet e tij për ta marrë Vllazninë. Ai kërkon të jetë presidenti fuqiplotë i kuqebluve dhe të mos ketë asnjë ndërhyrje në zgjedhjet që do të bëjë. Kërkon 500 mijë euro nga Bashkia e Shkodrës dhe vetë të japë 700 mijë euro në sezon, për një kontratë bashkëpunimi 5-vjeçare. I jep 5 ditë kohë kryebashkiakes Voltana Ademi, që të negociojë me të në bazë të kërkesave të shtruara më poshtë, në deklaratën për shtyp, në të kundërt thotë se do të vazhdojë drejtimin e Kukësit.

JUVENTUSM FITON SUPERKUPËN E ITALISË PËRBALLË LAZIO

JUVENTUSM FITON SUPERKUPËN E ITALISË PËRBALLË LAZIO Pirlo, Tevez dhe Vidal nuk janë më, por duket se këto largime nuk do të jenë një problem për kampionët  e Italisë, të cilët kanë fituar sot trofeun e parë të sezonit. Në Shanghai, bardhezinjtë janë përballur me Lazion për Superkupën e Italisë dhe ndryshe nga sa ka ndodhur në Superkupën e kaluar, me Napolin që ka buzëqeshur në fund pas gjuajtjeve të penalltive, këtë herë ka qenë “Zonja” që ka ngritur trofeun. Protagonistët e takimit kanë qenë dy blerjet e reja të Juves,

BOTA