ARRESTOHET EDHE NJE PËRSON PËR KANABISIN QË U GJET NË MAGAZINËN E ARTUR ZOTAJT

Është arrestuar sot, pas 3 muajsh njëri prej personave të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit "Provonik" ku ndër të arrestuarit ishte i vëllai i kryebashkiakut të Poliçanit, Adriatik Zotkaj.

SHERR ME THIKA MES SHQIPTARËSH NË KRETË, TRE TË ARRESTUAR

Tre shtetas shqiptar kanë rënë në prangat e policisë greke për plagosje me thikë të dy bashkatdhetarëve të tyre. Ndalimi i tyre u bë në Faistos të Kretë.

“FREDERIK TATA”, RADOVANI NUK ZHVILLON GJYQIN

 Paraditen e së enjtes ishte parashikuar të mbahej seanca e radhës për gjyqin e Frederik Tatës, i cili akuzohet për shfrytëzim prostitucioni.

I arrestuar që në datën 18 nëntor në qytetin e Shkodrës, seanca e sotme është shtyrë sërish pasi gjyqtarja Izabela Radovani nuk e ka zhvilluar seancën e paralajmëruar. Gjyqtarja Radonavani ka kërkuar edhe dorëheqjen përfundimtare nga kjo çështje, megjithatë kjo nuk është pranuar nga kryetari i Gjykatës së Shkodrës.

TRE KUSHËRINJTË BËJNË PËR SPITAL 27-VJEÇARIN

Ditën e sotme tre persona, kushërinj me njëri tjetrin kanë dhunuar me sende të forta 27-vjeçarin E. B., i cili ka përfunduar në Spitalin Rajonal të Korçës me plagë në trup dhe në kokë. 27-vjeçari ndodhet nën kujdesin intensive të mjekëve, ndërkohë që policia po punon për sqarimin e plotë të ngjarjes.

ME 60 MIJË PAUND TË PADEKLARUARA DREJT SHQIPËRISË

Një sasi prej rreth 60 mijë paund është sekuestruar në portin e Barit në Itali, raportojnë sot mediat lokale, pasi poseduesit e tyre nuk i kishin deklaruar në doganë. Dy shqiptarët vinin nga Britani e Madhe dhe kishin si destinacion Shqipërinë me plotë 60.518 paund me vete

PROKURORIA PUSHON HETIMET, POLICIA E ARRESTON PAS 1 MUAJI

Edhe pse qytetari është vetëparaqitur në prokurori, ku është marrë në pyetje një ditë pas daljes së urdhërit të ndalimit, askush nuk e arreston. Qytetari arrestohet një muaj pasi prokuroria pushon hetimet.

GRUAJA I VË FLAKËN VETES, E SHPËTON BURRI. TË DY RËNDË NË SPITAL

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Beratit. Një grua ka tentuar ti japë fund jetës duke u vetëdjegur.

5-VJEÇARI LËVIZ MAKINËN NË PARKING,SHTYP PËR VDEKJE GJYSHEN

Një ngjarje e rende, gati e pabesueshme ka ndodhur këtë të mërkurë në Berat, ku një 5-vjeçar ka lëvizur automjetin e parkuar dhe për rrjedhojë ka përplasur për vdekje gjyshen e tij në oborrin e shtëpisë.

GJENDET E DJEGUR NË SHTËPI 89-VJEÇARJA

Një grua e moshuar në Durrës është gjetur e djegur në banesën e saj në lagjen nr.3. Sipas Policisë së Durrësit, viktima B.Sh., 89 vjeçe, dyshohet se mund të jetë djegur aksidentalisht.

VINTE NË SHTËPI PËR FESTA, ARRESTOHET I KËRKUARI PËR DHUNË NË FAMILJE

Në pikën kufitare të Kpashticës është arrestuar një 40-vjeçar pasi rezultonte person në kërkim. Bëhet fjalë për Damjano Hotin, banues në Korçë, i cili rezultonte i dënuar me 4 muaj burg për “dhunë në familje”.

BOTA