ASFIKSOHET 60 VJEÇARJA, NDËRHYRJA E SHPEJTË I SHPËTON JETËN

NGJARJA KA NDODHUR NË LAGJEN XHABIJE NË SHKODËR, SHKAK BOMBULA E GAZIT. Mund të ishte kthyer në një tragjedi për familjen Huti në qytetin e Shkodrës por fatmirësisht ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikësver, policisë si dhe ndihmës së operatorit të shpërndrjes se energjisë elektrike I kanë shpëtuar jetën 60 vjecarjes Vera Huti.

SHKODËR, GRABITET ARGJENDARIA NË LAGJEN RUS

AUTORËT ARRATISEN NË KËMBË, KAPEN NGA PATRULLA E POLICISË. Një tentativë grabitjeje të një argjendarie është shënuar paraditen e së mërkurës në qytetin e Shkodrës, pikërisht në lagjen Rus të këtij qytetit. Dy të rinjë të cilët janë arrestuar menjëherë nga policia.

SHKODËR, VETËVRITET 55 VJEÇARI

NGJARJA ËSHTË REGJISTRUAR NË FSHATIN MJEDË TË BASHKISË VAU DEJËS.Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së mërkurës në fshatin Mjedë të Bashkisë Vau Dejës.

HASANPAPAJ I KËRKON LARGIMIN ARTAN DIDIT NGA POLICIA

KOMISARI: PO USHTROHET PRESION PSIKOLOGJIK NË DËM TË KARRIERËS. Një zyrtar policie i Shkodrës i kërkon drejtorit të përgjithshëm të Policisë Artan Didi ta lirojë nga detyra me kërkesën e tij.

LAZARAT, QËLLOHET PATRULLA E POLICISË

NGA TË SHTËNAT ME ARMË NË DREJTIM TË POSTBLLOKUT TË POLICISË NUK KA PASUR TË LËNDUAR. Katër persona të paidentifikuar kanë qëlluar mbrëmjen e së martës me breshëri automatiku postbllokun e policisë në fshatin Lazarat. 

MAZREK, SEKURESTROHEN BIMË KANABIS SATIVA

BLUTË E SHKODRËS ZBULOJNË SERËN MES PYLLËZIMIT. Blutw e Shhkodrws kanw nisur procedimin penal Pa autor, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në Fshatin Mazrek-Gur i Zi -Shkodër në lidhje me kultivimin e bimëve narkotike është bërë e mundur gjetja në mes të pyllëzimit e një sere me përmasat 1.2x2.4 metra e me lartësi 35 cm ku ndodheshin te kultivuar 1068(një mijë e gjashtëdhjetë e tetë) kubikë të mbjedha me nga 3(tre) bimë për çdo kubik me gjatesi 5-7cm si ajo e bimës narkotike canabis Sativa .

TOM DOSHI SËRISH NË PROKURORI PËR PROVA TË REJA

DEPUTETI SHKODRAN DEKLARON SE ORGANI I AKUZËS KA MATERIALE TË BOLLSHME. Deputeti shkodran Tom Doshi, pasi doli nga Prokuroria e Krimeve të Rënda ka deklaruar se ngjarja është e vërtetë dhe se prokuroria ka materiale të bollshme për të punuar. “Hetimet vazhdojnë dhe prokuroria ka material të bollshëm për të punuar. Ajo që ka rëndësi është se ngjarja është e vërtetë. Provat që kam dorëzuar në Prokurori janë sekret hetimor.”

DEDAJ, ARRESTOHET 15 VJEÇARI AKSIDENTOI ME ZETOR BASHKËMOSHATARIN

NGJARJA NË NJË ARË NË MALËSINË E MADHE, HUMB JETËN 13 VJEÇARI. Një 15 vjeçar është arrestuar nga policia pasi duke drejtuar mjetin Zetor pa targa ka aka humbur kontrollin dhe për pasojë ka gjetur vdekjen një 13 vjeçar, pasagjer me të.

AKSIDENT TEK URA E BARDHAJVE, 2 TË VDEKUR E 3 TË PLAGOSUR

FOURISTRADA ME 5 PERSONAT KA RËNË NË NJË KANAL 12 METRA POSHTË. Një aksident i rëndë rrugor është shënuar në orët e para të mëngjesit të së martes. 2 persona kanë gjetur vdekjen e menjëhershme ndërsa 3 të tjerë janë plagosur. Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Ura e trenit përballë urës së Bardhajve, territor i Komunës Rrethina. Një fouristradë me 5 persona brenda ka dalë jashtë rrugës dhe ka përfunduar në një kanal rreth 12 metra poshtë.

ISH KREU I ALUIZNIT BESNIK KASTRATI SËRISH NË GJYKIM

DOSJA E ISH ZYRTARËVE ËSHTË DËRGUAR SËRISH PËR GJYKIM NGA ORGANI I AKUZËS Ish-kreu I ALUIZNI-t të Shkodrës Besnik Kastrati dhe ish-përgjegjësi I këtij institucioni Rudi Beci janë dërguar për gjykim për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” pas përfundimit të hetimeve nga Prokuroria e Shkodrës.

BOTA