“AMANETI” NË FESTIVALIN E TEATRIT NË DIBËR TË MADHE

Aktori Bruno Shllaku prej kohësh po bëhet gati për një shfaqje të re. “Amaneti”, një dramë kushtuar Çamërisë pritet të ngjitet në skenë për herë të parë në Dibër të Madhe në festivalin e teatrit.

“ EDHE NE JEMI TË BUKUR”

 Pasditen e së enjtes në pedonalen e qytetit të Shkodrës , u zhvillua sfiladë simbolike mode me fëmijët me aftësi ndryshe e cila u quajtë “ Edhe ne jemi të bukur” .

KLODIANA VATA MERR ÇMIM TË PARË NË LYON

Këngëtarja Klodiana Vata ka marrë pjesë 'Les Voix De la Scene' duke u shpallur kështu edhe fituesja e çmimit të parë në këtë kompozicion ku ishte e vetmja shqiptare që përfaqësonte Shqipërinë.

EKSPOZITA “EKZALTIM”

Andi Hila vjen para publikut shkodran me ekspozitën “Ekzaltim” pas ekspozitave personale “Metropol dhe Dangerous” , e cila përbëhet nga 11 punime të realizuara në teknikën e akrilikut .

ART PËR SHKOLLAT E ZADRIMËS

Në breg të Bunës për të pikturuar kalanë e Rozafës, më qëllim kontributin për aktivitetet social-kulturore për shkollat e Zadrimës. Kjo është nisma e ndërmarrë nga disa artistë italianë dhe shqiptarë, të cilët talentin e tyre e shkrinë në telajo.

KONCERT PËR 14 VJETORIN E LUMTURIMIT TË NËNË TEREZËS

 Me rastin e 14 vjetorit të lumturimit të Nënë Terezës, shkolla e muzikës “Prenkë Jakova” ka organizuar një koncert kuartet. Sipas drejtorit të kësaj shkolle, Anton Kaftalli, një datë kaq e rëndësishme historike si lumturimi i Nënë Terezës nuk kishte se si t’i shpëtonte këtij institucioni. Kuarteti është përgatitur nga mësuesit e muzikës, ndërsa prezantimi u është besuar dy nxënësve të talentuar.

ART PËR SOLIDARITET

Art per solidaritet, kjo nisem ka mbledhur ne shkoder artiste te mirenjohur shqiptare dhe te huaj . Ato jane piktore dhe veprat qe do realizojne keto dite do ti shesin ne nje ankand.

ART HOUSE , ME EKSPOZITËN “PERSONA”

Art House hapi dyer mbrëmjen e së premtes me ekspozitën vetjake “Persona” të artistit Lekë Tasi.

“SHPIRTI I PASHKRUEM I GRUES”

Biblioteka “Marin Barleti” ishte mikëpritëse e edicionit të dhjetë të Festivalit Letrar të Shkodrës , e ftuar ishte shkrimtarja Arjola Zadrima me temën “Shpirti i pashkruem i grues në krijimtarinë e një poeteje” .

SHOQATA “DUKAGJINI” ORGANIZON “100 VJET ARSIM E KULTURË NË DUKAGJIN”

Shoqata "Atdhetare Dukagjini" ka organizuar mengjesin e se shtunes konferencen shkencore me teme "100 VJET ARSIM DHE KULTURE NE DUKAGJIN".

BOTA