DITA NDËRKOMBËTARE E INFERMIERISË

STUDENTËT KRYEJNË VIZITA FALAS PËR QYTETARET NË TERREN. Ne kuader te dites nderkombetare te infermierise shoqata “Malteze”r dhe studentet e kesaj dege ne universitetin “Luigj Gurakuqi” kane realizuar diten e marte vizita falas per qytetaret shkodrane.Te vendosur ne 3 pika kryesore infermieret e ardhshem dhe te sapodiplomuarit realizuan vizita mbi tensionin dhe kontrollin e glicemines.

INVALIDËT NË RRADHË PËR PENSIONIN

SITUATA PËRSËRITET ÇDO MUAJ, ASNJË VEPRIM PËR TA NDRYSHUAR. Marrja e pagesave mujore te invaliditetit vijon te jete nje makth per invalidet apo kujdestaret e tyre pasi duhet te qendrojne ne rradhe me ore te tera per ta marre ate.

FAMILJA RROKU APEL PËR NDIHMË

VARFËRI EKTREME NË FSHATIN GURI I ZI. Edhe pse kemi te bejme me nje fenomen te perseritur ne qarkun tone te qindra familjeve mbi situaten e vështirë ekonomike ,akoma nuk po gjen vëmendjen e institucioneve qeveritare edhe as te shume deputeteve në prag të zgjedhjeve locale te cilet kanë qenë më aktiv në takimet e tyre me popullin e thjeshte .

ROMËT: ASNJË PROJEKT NUK ËSHTË PËR FAMILJET TONA

KY KOMUNITET NUK E KA IDENË PËR TRAJNIMIN PËR PRINDËRIMIN POZITIV. Një ditë pas shqetësimit të ngritur nga “Star Plus” në lidhje me mosfunksionimin siç duhet të projektit “Shërbime Sociale Inovative” që në fokus ka edhe prindërimin e familjeve rome, vetë romët, përfaqësuesit e këtij komuniteti nga vendet ku jetojnë në periferi të qytetit vërtetojnë se askush nuk ka shkuar tek ata dhe se nuk e kanë idenë se çdo të thotë prindërim pozitiv.

TRUPI I SHËN GJON BOSKOS NË SHKODËR

PRITET ME NDERIME E LUTJE NGA BESIMTARËT KATOLIKË DHE QINDRA TË RINJ. Nje pjese nga trupi i Shen Gjon Boskos ka mberritur kete te shtunde ne Shkoder, ne Katedralen e Shen Shtjefnit. Me nderime e lutje u prit trupi i Shen Gjon Boskos nga besimtaret katolike.

“FRPD” DHURON GJAK

TË RINJTË DEMOKRATË I BASHKOHEN NISMËS. Forumi Rinor i Partise Demokratike ne shkoder I eshte bashkuar dhurimit te gjakut ne diten boterore te talasemise. Sekretari i PërgjithshëmI ketij forumi Denis fani shprehet se dhurimi i gjakut per kete kategori te semuresh eshte shenja me e mire e humanizmit per qytetaret shkodrane.

FINANCIM PËR ZONAT MALORE TË PAFAVORIZUARA NË BUJQËSI

NJË GRANT QË MUNDËSOHET PËR 6 QARQE NGA QEVERIA DANEZE DHE GJERMANE. Zonat malore të pafavorizuara në Qarkun e Shkodrës mund të përfitojnë nga një projekt për bujqësinë që vjen si bashkëfinancim i qeverive të Danimarkës dhe Gjermanisë.

DITA BOTËRORE E TALASEMISË

DSHP, KRYQI I KUQ DHE FAKULTETI I INFERMIERISË APEL PËR DHURIMIN E GJAKUT. Ne diten boterore te talasemise DSHP ne bashkepunim me Fakultetin e Infermierise dhe Kryqin e Kuq Shqiptar organizuan nje aktivitet sensibilizues per dhurimin e gjakut dhe informues ne lidhje me talasemine. Ne bote jane rreth 3 milion njerez te semure nga talasemia major nderkaq zona me e goditur eshte mesdheu.

NEGLIZHOHET PROJEKTI PËR PRINDËRIMIN E FAMILJEVE ROME

TRAJNIMET E PARASHIKUARA PËR T’U ZHVILLUAR ÇDO JAVË NUK REALIZOHET. Projekti “Shërbime Sociale Inovative” që implementohet për fëmijët rom dhe prindërit e tyre nuk po zbatohet ashtu siç duhet. Në 8 prillin e këtij viti që përkon me ditën botërore të romëve një prej aktiviteteve ishte edhe një trajnim për familjet rome teksa pjesë e tij ishin kryesisht të rriturit. Ai trajnim në fokus në bazë të projektit ka fokusimin te plani i zhvillimit familjar.

STOP DUHANIT, ALKOLIT DHE DROGËS

FINALIZOHET PROJEKTI I MINISTRISË SË BRENDSHME DHE ARSIMIT ME SHKOLLAT. Eshte finalizuar projekti i ministrise se brendshme dhe asaj te arsimit per perfshirjen e femijeve te shkollave ne politikat sensibilizuese kunder substancave psikotrope. Drejtoria e policise Shkoder ne bashkepunim me dar shpallen sot punimet me te mira dhe shkollat fituese.

BOTA