SHQIPËRI-SERBI, ELBASANI NËN PUSHTETIN E TIFOZËVE KUQEZI

Shqipëria dhe Serbia luajnë aktin e dytë por me një frikë të madhe nga incidentet. Sonte në Elbasan do të jetë një mbrëmje historike, pasi përballë Shqipërisë në fushë do të jetë kombëtarja e Serbisë. Elbasani është që tashmë nën pushtetin e tifozëve kuqezinj. Që në orët e para të mëngjesit tifozët nga të gjithë qytetet e Shqipërisë, dhe jo vetëm, janë nisur drejt Elbasanit, aty ku në mbrëmje do të luhet përballja e shumëpritur Shqipëri-Serbi.

SHQIPËRI-SERBI, KUQEZINJTË GATI PËR ËNDRRËN E EUROPIANIT

Shqipëria ka mundësinë e parë në histori që të bëhet pjesë e një kompeticioni mjaft të rëndësishëm siC është Kampionati Europian i Futbollit. Sfida ndaj Serbisë është esenciale për ambiciet e kuqezinjve. Aktualisht kombëtarja e De Biasit mban vendin e 3-të në renditje me 11 pikë, një më pak se Danimarka dhe 4 më pak se kryesuesit e Portugalisë. Vendi i parë është një mision pothuajse i pamundur dhe në fakt nuk është ai synimi i shqiponjave por pozicioni numër 2-të, ai vend që do të përkthehej në arritjen më të madhe në historinë e futbollit shqiptar.

VLLAZNIA, ADEMI: PO NDJEK NGA AFËR SITUATËN

Kryetarja e Bashkise se Shkodres, po ndjek me kujdes situaten tek ekipi i Vllaznise. Nje fatk te tille ajo e ka pohuar ne emisionin Tonight ne Star Plus Tv, ku ka deklaruar se kjo eshte nje ceshtja mjaft e ndjeshme per qytetin e shkodres, megjithate do te gjendet nje zgjidhje e shpejte.

ARRESTOHET NË TIRANË, ISMAIL MORINA (BALLISTI)

Një ditë para ndeshjes me Serbinë, arrestohet në Tiranë Ismail Morina, “Ballisti” siç të gjithë e njohim, që ngriti dronin me Shqipërinë e Madhe në Beograd më 14 tetor 2014 gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri. Morina u vu në pranga nga efektivët e komisariatit numër 1 në kryeqytet, pasi u kap me një pistoletë Zastava Mini Bloë në brez me 6 fishekë dhe një pistoletë TT me 30 fishekë në pjesët e brendshme të makinës që ai drejtonte.

BASKET, VLLAZNIA E NIS SI KAMPIONE ME FITORE NDAJ KAMZES

Kampionët e nisin me fitore. Vllaznia ka mundur rivalin direkt për titullin kampiona Kamza Basket me rezultatin 70-60. Kalendari vendosi përballë dy ekipet pretendente, Vllazninë dhe Kamza Basket në javën e parë të kampionatit kombëtar te basketbollit për meshkuj. Vllaznia edhe pse e gjitha e përbërë vetëm me basketbollist shkodran ia arriti t’ia dalë shumë mirë duke mundur me lojë dhe rezultat skuadrën e Kamza Basket.

VLLAZNIA, DERVISHI: FSHF DO VERIFIKOJË FUSHËN “RESHIT RUSI”

DERVISHI: NËSE JANË PLOTËSUAR KRITERET DO LUHET NË SHKODËRhttp://www.youtube.com/watch?v=q4AnQnrnYn4

DERVISHI: S’KA LOJË POLITIKE ME STADIUMIN E SHKODRËS

Me stadiumin “Loro Boriçi” nuk ka asnjë luftë politike. Kështu shprehet anëtari i komitetit ekzekutiv në federatën shqiptare të futbollit Arben Dervishi.Arben Dervishi ishte në Shkodër nga ku konsumoi edhe një kafe me drejtuesit e Vllaznisë dhe kryetarin e këshillit bashkiak Xhemal Bushati. Dervishi thotë se ajo që po ngadalson punimet në stadiumin e Shkodrës është mungesa e marrëveshjes që ende nuk është firmosur nga bashkia Shkodër .

KATEGORIA E DYTË, VELIÇIKU NUK SHKON MË SHUMË SE BARAZIMI

Pas atij  barazimi  pa gola    ne javën e pare te kampionatit te kategorisë se dyte, me ekipin “Vora” te  qytetit te Vorës, ekipi I futbollit   Veleciku, ka pritur  ne fushën e vete ketë te diele  , ekipin e Albetrolit te qytetit te Patosit. Ne ketë ndeshje  futbollistet   dhe stafi I Velecikut , kane zbritur ne fushen e lojes  me objektivinper te  arritur fitoren e pare, dhe per  rrjelloje per te treguar ambicjet etyre , për tu rikthyer  ne kategorine e pare.

SHQIPERI – SERBI, NE DORE TE NJE ITALIANI

Nicol Rizzoli do te jete gjyqtari kryesor i ndeshjes qe kombetarja jone do te luaje me Serbine me 8 tetor ne "Elbasan Arena".

BOKS U-18, VLLAZNIA KAMPIONE PËR TË 20-ën HERË

Me dy tituj kampion dhe 20 pikë të grumbulluara Vllaznia shpallet ekipi kampion i Shqipërisë në boks për 18 vjeçarët.

BOTA