RIKONSTRUKTOHET QËNDRA E ZHVILLIMIT PËR FËMIJË

Nga sot, ambjentet e qëndrës së zhvillimit për fëmijët në Shkodër, kanë një pamje tjeter. Fale kontributit të fondacionit Mbretëresha Geraldinë, pamja e kësaj qëndre në Shkodër është tëresisht ndryshe. Ceremonia e ingurimit të punimeve në këtë qëndër, është bërë me prezenven e dfrejtueses se ketij fondacionit, elia Zaharia dha pasardhesit te familjes mbretërore, Princ Leka, dhe kryetares se Bashkise se Shkodres Voltana Ademi.

JAVËN TJETËR, TROKET ZYRTARISHT VJESHTA

Shqiptarët do ta ndjejnë vjeshtën e vërtetë të këtij viti në fillim të javës tjetër. Kjo pasi temperaturave të kësaj jave që pritet të shkojnë deri në 38 gradë do tu vijë fundi. Duke nisur nga data 21 shtator, meterologët e Institutit të Gjeoshkencës flasin për një ulje të ndjeshme të temperaturave deri në 10 gradë, e shoqëruar kjo edhe me reshje të dendura shiu.

MJEKU LEZHA: SHTOHEN RASTET E VIROZAVE TË STINËS

Ndryshimi i temperaturave dhe ardhja e vjeshtës ka sjellë virozat e stinës edhe në qytetin e Shkodrës. Rastet në poliklinikën e specialiteteve në Shkodër janë shtuar ndjeshëm ditët e fundit. Ata që preken më shumë thotë mjeku Egir Lezha natyrisht që janë fëmijët e vegjël dhe mosha e tretë.

DRITË SHPRESE PËR LINA LACEN

Drite shprese për Lina Lacen.Gruaja qe jetonte e vetme me djalin e sëmure ka gjetur përkrahje.Sensibilizimit te Star Plus i është bashkuar kisha ungjillore “Shprese për Shkodrën” e cila ka bere një vizite gjate dites se enjte ne ambientet e vështira ku jeton Lina.Përveç kësaj përfaqësueses te këtij komuniteti fetar sollën edhe disa ndihma ushqimore te cilat do ti shërbejnë sado pak kësaj gruaje ne vuajtje e gjendur pa asnjë te ardhur.

DHUNA NË FAMILJE, NËNA E 2 FËMIJËVE KËRKON SHPËTIM

Dhuna ne familje vazhdon te jete nje nga fenomenet e shoqerise se sotme.Shembulli me konkret eshte ai i nje nene te re ne moshe e cila ka duruar per 5 vite dhunen e burrit te saj.Rasti i vojsaves eshte flagrant.Edhe pse vetem 21 vjecare ajo i ka kaluar te gjitha ne jete teksa na rrefen momentet e ferrit me bashkeshortin e saj.Me friken se burri do ta gjeje per tu hakmarre Vojsava tashme jeton nen kujdesin e qendres sociale hapat e lehte se bahshku me 2 femijet dhe babain e saj.

DITA BOTËRORE E NDIHMËS SË SHPEJTË

Drejtoria rajonale e Shëndetit publik ne bashkëpunim me shoqatën Malteser organizuan nje aktivitet sensibilizues me banoret e fshatin Gur i Zi mbi dhënien e ndihmës se shpejte.Organizime te tilla bëhen me rastin e ditës botërore te kësaj ndihme ndërsa i pranishëm ishte edhe drejtori I shendetit publik Arber Meti i cili ne fjalën e tij vuri theksin tek binomi i bashkëpunimit institucion-komunitet.

AZILI, ZGJIDHJA E GRAVE TË DHUNUARA

Qendra sociale hapat e lehte ne Shkoder po perballet me fenomenin e grave qe kerkojne te largohen nga shqiperia per te kerkuar azil ne vendet e bashkimit europian.Drejtuesja e ketij institucioni Alketa Leskaj shprehet se prej shume kohesh paraqiten mjaft femra qe kerkojne kontakte me zyra te ndryshme sociale te shteteve te huaja duke e pare kete si nje pretekst per te perfituar qendrimin ne vendin perkates.

MYFTINIA SHKODËR PËRCJELL HAXHILERËT PËR NË MEKË

Myftinia e Shkodrës realizoi ceremoninë e përcjelljes se haxhilerëve të qytetit te Shkodrës dhe Malësise se Madhe për në vendin e shenjte te Mekes duke iu përgjigjur kështu thirrjes së Zotit në kryerjen e obligimit të Haxhit. Në këtë dite te veçante te pranishëm perveç familjareve ishin dhjetra imamë, ndersa myftiu i Shkodres Imam Muhamed Sytari dhe ai i Malesise se Madhe Edmir Smajlaj percollen mesazhin e shejnte qe karakterizon kete udhetim.

TË JETOSH MES VARFËRISË DHE SËMUNDJES

Nje jete e dedikuar krejtesisht te birit te saj te sëmure.Kjo është Lina Lace gruaja burrneshe qe jeton mes skamjes dhe varfërise ekstreme prej me shume se 20 vitesh.E gjendur pas asnjë përkrahje dhe një strehe ku te flejë, Lina na rrëfen se nuk ka asnjë te ardhme për te jetuar përveç kempit te djalit te saj te cilin nuk e merr prej 1 muaji e gjysëm.

TË VERBËRIT NË KËRKIM TË NJË ZYRE

Shoqata e te Verbërve Shkodër prej dy javësh nuk kane një zyre.Pavarësisht se kjo e fundit është nje e drejte ligjore kjo kategori invalidësh është e detyruar te mblidhet rrugëve për te zhvilluar mbledhjet apo takimet rutine qe zhvillojne gjate vitit.Kryetari Zef Vushaj e quan te pafalshme kete indiference te Bashkise Shkoder e cila e ka per detyre paresore ti jape zgjidhje ketij problem.

BOTA