TREGTARËT E ZDRALES TAKOHEN ME KRYEBASHKIAKEN ADEMI

Tregtarët e fruta-perimeve që shesin në Zdrale kanë arritur që të takohen me kryetaren e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi.

SINDIKATAT, PARALAJMËROHET NDËRPRERJE E MËSIMIT

Konfederata e Sindikatave paralajmëron nisma sindikaliste deri me ndërprerjen e mësimit në shkolla në rast se ministria e arsimit nuk firmos kontratën kolektive për arsimtarët dhe në rast se vihet në zbatim vendimi i këshillit të ministrave për heqjen e pagës së transportit për ata mësues që nuk janë më larg se 5 kilometër nga zonat rurale ku japin mësim.

NJË VIT NGA VIZITA E PAPA FRANÇESKUT NË SHQIPËRI

Vizita e pare e Papa Françeskut ne Shqipëri dhe e dyta e nje Pape ne vendin tone ka lëne mbresat e saj për te gjithë shqiptaret e ne veçanti për komunitetin katolik ne Shkoder.Nje nga delegacionet shoqeruese ne takimin nje ditor qe Papa realizoi ne shqiperi ishte famullia e shkodres dhe arqipeshkvi Mon Sinjor Angelo Massafra.

TAKSAT, TREGTARËT E ZDRALES I DREJTOHEN BASHKISË

Tregtarët e fruta-perimeve të Zdrales i janë drejtuar bashkisë Shkodër nga ku kërkojnë një vend të posaçëm për të shitur produktet e tyre. Këto tregtarë kanë marrë paralajmërim nga inspektorët rajonal të drejtorisë së tatim-taksave dhe deri ditën e mërkurë duhet që të jenë të regjistruar në të kundërt i konfiskohet malli.

KONFEDERATA E SINDIKATAVE PRET DELEGACIONIN TURK

Një delegacion sindikalist nga Turqia ka mbërritur për një vizitë zyrtare në konfederatën e sindikatave në qytetin e Shkodrës që drejtohet nga Fatmir Smajli. Kreu i konfederatave njohu homologun turk me varfërinë në qytetin e Shkodrës.

RIKONSTRUKTOHET QËNDRA E ZHVILLIMIT PËR FËMIJË

Nga sot, ambjentet e qëndrës së zhvillimit për fëmijët në Shkodër, kanë një pamje tjeter. Fale kontributit të fondacionit Mbretëresha Geraldinë, pamja e kësaj qëndre në Shkodër është tëresisht ndryshe. Ceremonia e ingurimit të punimeve në këtë qëndër, është bërë me prezenven e dfrejtueses se ketij fondacionit, elia Zaharia dha pasardhesit te familjes mbretërore, Princ Leka, dhe kryetares se Bashkise se Shkodres Voltana Ademi.

JAVËN TJETËR, TROKET ZYRTARISHT VJESHTA

Shqiptarët do ta ndjejnë vjeshtën e vërtetë të këtij viti në fillim të javës tjetër. Kjo pasi temperaturave të kësaj jave që pritet të shkojnë deri në 38 gradë do tu vijë fundi. Duke nisur nga data 21 shtator, meterologët e Institutit të Gjeoshkencës flasin për një ulje të ndjeshme të temperaturave deri në 10 gradë, e shoqëruar kjo edhe me reshje të dendura shiu.

MJEKU LEZHA: SHTOHEN RASTET E VIROZAVE TË STINËS

Ndryshimi i temperaturave dhe ardhja e vjeshtës ka sjellë virozat e stinës edhe në qytetin e Shkodrës. Rastet në poliklinikën e specialiteteve në Shkodër janë shtuar ndjeshëm ditët e fundit. Ata që preken më shumë thotë mjeku Egir Lezha natyrisht që janë fëmijët e vegjël dhe mosha e tretë.

DRITË SHPRESE PËR LINA LACEN

Drite shprese për Lina Lacen.Gruaja qe jetonte e vetme me djalin e sëmure ka gjetur përkrahje.Sensibilizimit te Star Plus i është bashkuar kisha ungjillore “Shprese për Shkodrën” e cila ka bere një vizite gjate dites se enjte ne ambientet e vështira ku jeton Lina.Përveç kësaj përfaqësueses te këtij komuniteti fetar sollën edhe disa ndihma ushqimore te cilat do ti shërbejnë sado pak kësaj gruaje ne vuajtje e gjendur pa asnjë te ardhur.

DHUNA NË FAMILJE, NËNA E 2 FËMIJËVE KËRKON SHPËTIM

Dhuna ne familje vazhdon te jete nje nga fenomenet e shoqerise se sotme.Shembulli me konkret eshte ai i nje nene te re ne moshe e cila ka duruar per 5 vite dhunen e burrit te saj.Rasti i vojsaves eshte flagrant.Edhe pse vetem 21 vjecare ajo i ka kaluar te gjitha ne jete teksa na rrefen momentet e ferrit me bashkeshortin e saj.Me friken se burri do ta gjeje per tu hakmarre Vojsava tashme jeton nen kujdesin e qendres sociale hapat e lehte se bahshku me 2 femijet dhe babain e saj.

BOTA