POLITIKE

OPERACIONET, EKSPERTË TË FBI E DEA PREJ DY DITËSH TAKIME NË TIRANË

Takime të shumta janë mbajtur këto dy ditë në Tiranë me ekspertë të FBI-së dhe DEA-së në kuadër të operacionit "Forca e Ligjit". E deklaroi ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj gjatë fjalës që mbajti në Kuvend paraditen e sotme.

RAMA REPLIKON ME BERISHEN: NUK E GJENI DOT NË JERUZALEM SHPËTIMIN, SALI!

Debati në Kuvend lidhur me votën në OKB për Jeruzalemin. Deputeti i PD-së, Sali Berisha deklaron se vota në OKB ishte kundër interesit shqiptar.

Sali Berisha: "Ta dënojmë me forcë sikundër Shqipëria duhet të konsiderojë dhe qëndrimin ndaj Jeruzalemit". Shqipëria nuk do të nëhet kurrë shtojcën e sigurisë në politikën e sigurisë globale Edi Rama: Sot kërkoni shpëtimin në Lindjen e Mesme. Sa të jetë kjo parti në qeveri nuk keni asnjë shans që ky vend të mbetet pa drejtësi. Jeni gati të bëheni çifutë, eskimezë, dele e zezë e të fshiheni pas një identiteti tjetër e të mos ju kapin. Qohesh këtu e thua 21 janari, fjalën e parë. S'është rastësi gjuha shkon atje ku të dhëmb dhëmbi. Po ty të dhëmb tjetër vend dhe atë vend gjuha nuk ta lan dot.

VOTA NË OKB, BUSHATI: T’IU VIJË TURP! BASHA:I PAAFTË, BROÇKULLA

Është shoqëruar me debate seanca plenare, teksa si pikë diskutimi është vota e qeverisë në OKB për Jeruzalemin. Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, është përplasur me kreun e PD, Lulzim Basha, një debat që ka përfunduar në fyerje. Ka qenë Basha që e ka quajtur të paaftë ministrin Bushati, duke i kërkuar të mos këpusë broçkulla në foltoren e Kuvendit.

“JERUZALEMI”, BUSHATI MBRON QËNDRIMIN E SHQIPËRISË: JA SI U VOTUA NË KOHËN E BERISHËS...

Gjatë seancës së sotme të Kuvendit, Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati Ditmir Bushati tha se janë katër arsyet pse Shqipëria votoi në Kombet e Bashkuara në favor të rezolutës që hedh poshtë vendimin amerikan për të njohur Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit dhe për të lëvizur atje ambasadën e SHBA.

META I KËRKON PAVLOPULOS TË RUAJË QETËSINË: QËNDRIMET E TIJ, JO NË SINTONI ME...

Presidenti Ilir Meta ka reaguar ndaj deklaratave të homologut të tij grek, i cili konsideron të pakuptimtë shtrimin e çështjes çame nga Shqipëria në kohën kur kërkohet perspektiva evropiane. Në një intervistë për "Albanian Daily News" Meta thotë se qëndrimet e tij nuk sjellin energji pozitive.

Meta: Pavlopulos jo ne sintoni me Bushatin e Kotzias. Deklaratat e tij nuk i pergjigjen partneritetit. Te ruajme qetesine dhe respektin reciprok. Pavlopulos ka deklaruar se “është e pakuptimtë që udhëheqja e Shqipërisë të shtrojë çështjen e Çamërisë”, dhe ka shtuar që “nëse Shqipëria dëshiron të ketë perspektivë europiane, më mirë të mos kujtojë se çfarë konsiston historia e të ashtuquajturve çamë gjatë mizorisë naziste në Greqi”.

INTERPELANCË ME MINISTREN E DREJTËSISË, ALIBEAJ: NË BURGUN 313 KA NJË QELI BOSH

Ministrja e Drejtësisë është thirrur në interpelancë për ekstradimin e Nezar Seitit. Deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj deklaroi se Ministrja e Drejtësisë ka ekstraduar Nezar...

KUVENDI VOTON SOT ANËTARËT E KLGJ DHE KLP

Parlamenti do të votojë sot listën e tretë e emrave për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe atij të Prokurorisë. Komisioni i Ligjeve ka zgjedhur me short 10 emra të cilët duhet të kalojnë në seancën e kuvendit. Ndryshe nga dy seancat e shkuara, kandidatët konsiderohen automatikisht të emëruar në seancë duke krijuar kështu dy institucionet e reja të drejtësisë.

GJIKNURI TAKON KËSHILLTARIN E TRUMP: SHBA RIKONFIRMOI MBËSHTETJEN

Ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri gjatë vizitës në SHBA, ka zhvilluar një takim të shkurtër edhe me Herbert Raymond McMaster, këshilltarin e Presidentit Trump për sigurinë kombëtare. Ministri thotë se SHBA rikonfirmon mbështetjen për Shqipërinë. “SHBA rikonfirmon mbështetjen për Shqipërinë dhe rolin e saj në projektet e mëdha që garantojnë rritjen e sigurisë energjetike në rajon dhe më gjerë. Konsolidim i aleancës strategjike Shqipëri-SHBA për adresimin e përbashkët të sfidave të sigurisë” shkruan ministri në faqen e tij në Facebook.

INTEGRIMI, KNUT FLENCKESTEIN: DUAM TË HAPIN NEGOCIATAT ME SHQIPËRINË

Eurodeputeti Knut Flenckestein shprehet se Shqipëria ka bërë progres për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian, ndërsa mirëpret vendimin final. “Ne duam të hapin negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë këtë vit.

QEVERIA KALON PR/LIGJIN: 13 MIJË EFEKTIVË POLICIE DO I NËNSHTROHEN VETTINGUT

Qeveria miraton pr/ligjin “Për vlerësimin kalimtar të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat”, i njohur si Vetting-u. Procesit do ti nënshtrohen rreth 13,000 punonjës.

BOTA