ZMIJANI: NË VLORË VLLAZNIA PËR REZULTAT POZITIV

“Ndaj Flamurtarit kërkojmë një rezultat pozitiv”. Kështu shprehet trajneri i Vllaznisë Luan Zmijani edhe pse pranon se në transfertë ndaj vlonjatëve është një sfidë e vështirë.Tekniku i kuqebluve tregon edhe problemet që kanë disa nga lojtarët me dëmtimet.

Vllaznia ne basketboll per meshkuj zhvillon ndeshjen e pare ne prag te nisjes se...

 Takim miqesor me kosovaret e Pejes. 37-61 rezultati per Pejen. Sapo ka nisur perioda e trete. Vllaznia ne fushen e lojes ka vetem basketbolliste shkodran.

BOKS, SHYTANI DHE KAJOSHI DREJT SARAJEVËS NË NJË TURNE

Tre boksierë shqiptar do të marrin pjesë në një turne ndërkombëtar që për dy ditë me radhë do të zhvillohet në Sarajevë. Nga këta 3 boksierë dy i përkasin ekipit të Vllaznisë. Bëhet fjalë për Kristjan Shytanin dhe Arjon Kajoshin ndërkohë që do të marrë pjesë edhe boksieri Anxhelo Merkohasanaj.

VLLAZNIA, 11 NDESHJE PA SHIJUAR FITOREN

Në përballjen e Kupës së Shqipërisë me Pogradecin, u shpresua se do të vinte fitorja e parë pas shumë kohësh për Vllazninë, por sërish nuk ndodhi kështu. Edhe këtë herë vetëm barazim 1-1. Rezultati i katërt sezonal i kuqebluve pa fitore, teksa në tri ndeshjet e mëparshme, të vlefshme për kampionat, kishin humbur radhazi, ndaj Teutës 0-2, ndaj Skënderbeut 0-1 dhe ndaj Partizanit 1-2. Kaq për këtë sezon që sapo ka nisur, por në fakt historia e kësaj skuadre ka lidhje edhe me atë të sezonit të kaluar, për më tepër që stafi drejtues është po i njëjti. dhe fundi i sezonit të kaluar ka të njëjtën histori.

EUROPA LEAGUE, SKËNDËRBEU E NIS ME HUMBJE

Skënderbeu e nis me humbje aventurën në fazën e grupeve të Europa League, pasi u mposht nga Beshiktashi me rezultatin 0-1 në ndeshjen e zhvilluar në Elbasan Arena. Turqit ishin superiorë në të gjitha drejtimet ndaj shqiptarëve duke e merituar fitoren, madje korcarët mund të konsiderohen me fat, pasi mund të kishin pësuar edhe më shumë, por portieri Sheshi shmangu gola të sigurtë falë paraqitjes mjaft të mirë që realizoi.

KUPA, ADA MERR NJË HUMBJE 1-5 ME TEUTËN

Ada e Velipojës pothuajse i jep lamtumirën që në ndeshjen e parë Kupës së Shqipërisë. Velipojakët humbën në sfidën e luajtur në fushën sportive “Reshit Rusi” përballë Teutës së Durrësit. Ada mori një humbje 1-5 duke mos patur forca që të përballojë Teutën. Megjithatë nuk mund të quhet një dështim për skuadrën që drejtohet nga trajneri Alban Noga sepse e gjithë vëmendja e skuadrës velipojake është e përqendruar tek kampionati në kategorinë e parë dhe nuk ka ndonjë interes madhor tek kupa.

KUPA, VLLAZNIA BARAZON 1-1 NË POGRADEC

Vllaznia ka barazuar në ndeshjen e parë të kupës përballë Pogradecit në sfidën që u luajt në transfertë. Kuqeblutë edhe në këtë sfidë shfaqën pretendime për arbitrimin. Ndeshja që u mbyll në barazpeshë në shifrat 1-1 nuk shkoi shumë mirë për kuqeblutë të cilët u ndëshkuan me 2 kartona të kuq në pjesën e dytë teksa dy lojtarët e rinj Gurishta e Krymin u detyruan të dalin nga fusha.

LIGA E KAMPIONEVE, ROMA NDAL KAMPIONËT NË FUQI

Barcelona, fituese në fuqi e Ligës së Kampioneve, nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 në fushën e Romës në ndeshjen e parë të këtij edicioni. Në takimin e Grupit E të luajtur në Romë, katalanasit bënë një nisje shumë të mirë të ndeshjes dhe kaluan në avantazh me anë të Suarez në minutën e 21 të takimit. Por vetëm 10 minuta më vonë, Florenzi barazoi me një gol të jashtëzakonshëm, falë një gjuajtjeje nga gjysma e fushës, që gjeti të papërgatitur Ter Shtegen. Në një ndeshje shumë argëtuese, të dyja palët kishin shanse për të gjetur përsëri rrugën e rrjetës.

LIGA E KAMPIONEVE, NIS FAZA E GRUPEVE ME GOLA DHE SPEKTAKËL

Nis me spektakël faza e grupeve e Uefa Champions League.  Spikati mbi të gjitha supersfida e grupit D Manchester City vs Juventus, teksa italianet morën një fitore shumë të rëndësishme 2 me 1 në transferte. Finalistet e edicionit të fundit, të ndihmuar nga një lojë tejet racionale dhe një super Bufon morën maksimumin përballe një ekipi që konsiderohej favorite në pragsfide.

DISIPLINA DËNON ME 8 NDESHJE ZËVENDËSTRAJNERIN ILIR DIBRA

Komisioni i disiplinës në federatën shqiptare të futbollit dënon me 8 ndeshje pezullim zëvendëstrajnerin e Vllaznisë Ilir Dibra. Nisur nga ndeshja e fundit e kuqebluve që u luajt përballë Partizanit, FSHF ka dënuar Dibrën për hyrjen e tij në fushën e lojës. “Zyrtari i KF “Vllaznia”, Ilir Dibra, për hyrje në fushën e lojës pa lejen e gjyqtarir dhe sjellje jo sportive ndaj zyrtarëve të ndeshje, dënohet me 8 ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar në nenin 49/2 të kodit të disiplinës sportive”-thuhet në vendimin e marrë.

BOTA