RRJETI ELEKTRIK SHPËRTHEN NË FLAKË NË QENDËR TË QYTETIT

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur paraditen e sotme në Lezhë, ku rrjeti elektrik i një dyqani ka shpërthyer në flakë në qendër të qytetit.

GJENDET PREDHA E PAPLASUR ANËS RRUGËS

Ditën e sotme në Fushë-Krujë në vendin e quajtur “Lagje e re” nga banorët e zonës është zbuluar një predhë e paplasur.

FALSIFIKONIN DOKUMENTE PËR NË BE: 1 MLN EURO FITIMI I GRUPIT ME NË KRYE...

Një shqiptar dhe një irakian ishin krerët e një grupi kriminal që u asgjesua të premten në Athinë dhe pajiste me dokumente të falsifikuara emigrantë që donin të udhëtonin për në vendet e BE-së

BIE ÇATIA, SHQIPTARI VDES NË VEND, GREKU NDËRRON JETË NË SPITAL

Një shqiptar dhe një grek kanë humbur jetën në një aksident punë në Greqi. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Nestani Arcadia, kur dy personat ishin duke punuar në një ndërtestë të vjetër kur u shemb çatia.

GRABITJE ME DHUNË, I RIU GODITET NË KOKË DHE I MERRET CELULARI

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak ditë më parë në Tiranë ku një djalë i ri është sulmuar nga dy bashkëmoshatarë të tij dhe pasi është goditur me sende të forta i është marrë edhe celulari.

NJË FEMËR E MASKUAR DHE 2 MESHKUJ BËJNË GRABITJE TË SOFISTIKUAR

Dje në Ferizaj, ka ndodhur një nga grabitjet më të sofistikuara dhe mirë të organizuara në Kosovë. Burime brenda Policisë së Kosovës dhe personave që ishin në vend të ngjarjes, kanë konfirmuar se bëhet fjalë për një plaçkitje mjaft mirë të organizuar.

SHQIPTARËT PËRPLASIN NJË MAKINË, SHOFERJA ITALIANE BLLOKOHET BRENDA

Tre shqiptarë në Itali, duke udhëtuar me shpejtësi të madhe, janë përplasur me makinën e një grua, të cilën e kanë nxjerrë nga rruga; makina ka përfunduar brenda një karburanti, e përplasur më një kolonë.

BIEN NGA 10 METRA LARTËSI, NJË I VDEKUR E NJË I PLAGOSUR. NJËRI SHQIPTAR

Ishin duke punuar në një lartësi prej 10 metrash, kur krahu i vinçit që i mbante është shkëputur dhe të dy kanë rënë në tokë. Bëhet fjalë për një shqiptar dhe një italian, të cilët po bënin disa punime elektrike në zonën e Ravenës në Itali.

TRAGJEDIA NË VLORË, HETIMET PËR VETËVRASJE

Burrë e grua, Rrok dhe Prena Tata janë gjetur të pajetë në banesën e tyre, mëngjesin e sotëm. Ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë natës, por është zbuluar vetëm në mëngjes. Hetimet e para të policisë kanë bërë që të dyshohet për një ngjarje të qëllimshme.

‘KAM TUMOR NË KOKË’, GJYQTARI MIRI KËRKON LIRINË NGA KRIMET E RËNDA

I burgosur prej dy muajsh nën akuzën e korrupsionit, gjyqtari Shkëlqim Miri ka kërkuar sërish lirinë në Gjykatën e Krimeve të Rënda.Miri pretendon se është i sëmurë nga një tumor, ndaj ai ka kërkuar që të lirohet, duke deklaruar se i rrezikohet jeta në qelinë e burgut.

BOTA