GRIMA: BORXHET E VLLAZNISË, FIFA MUND TË NA PENALIZOJË

“Vllaznia mund të penalizohet për shkak të borxheve të prapambetura për disa lojtarë”. Ky është alarmi që jep drejtori sportiv i Vllaznisë Armir Grima pak ditë pasi dha dorëheqjen në rolin e trajnerit në detyrë. Grima ka folur për gazetën “Sot Sport” duke rrëfyer situatën alarmante në klubin shkodran.

YJET E EUROPIANIT, EURO 2016, EDHE CANA MES TYRE

Kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana, shihet si njëri prej yjeve që do të jenë në Europianin e Francës verën e ardhshme. Në një artikull të veçantë në faqen e saj zyrtare, UEFA e cilëson 32-vjeçarin si lojtarin më të rëndësishëm të Shqipërisë.

“THE GUARDIAN”, MESSI LOJTARI MË I MIRË NË BOTË

Gazeta britanike “The Guardian” ka zgjedhur Leo Messin si futbollistin më të mirë në botë për vitin 2015. Për herë të parë, lojtari nr.1 i botës ndiqet në katërshen kryesuese nga dy sulmues të tjerë të po të njëjtës skuadër.

MOURINJO, E ARDHMJA E AFËR REAL MADRID ?!

E ardhmja e Jose Mourinhos duket se ka pushtuar të gjitha mediat ndërkombëtare. Pas Manchester United në skenë ka dalë sërish Reali I Madridit, duekt e pabesueshme , por sipas emitentit të njohur spanjoll mediaste espana, presdienti I merngueve Florentino Perez po mendon t’ia dorëzojë sërish celsat e skuadrës teknikut portugez.

ELSEID HYSAJ, MBROTJËSI MË I MIRË NË SERIA A

“Calciomercato.it” po organizon një votim me lexuesit e vet, në lidhje me formacionin më të mirë të Seria A, këtë edicion. Natyrisht, për çdo pozicion, janë futur në sondazh nga katër lojtarë, të cilët po votohen. Më i votuari do të përfshihet si më i miri në rolin përkatës.

SIÇ PREMTOI GRIMA I JEP LAMTUMIRËN VLLAZNISË SI TRAJNER

Ashtu siç kishte premtuar Armir Grima i jep lamtumirën Vllaznisë si trajner në detyrë. Grima këtë deklaratë e bëri menjëherë pas ndeshjes me Bylisin ku kuqeblutë fituan me rezultatin 3-2. Përgjegjësit duhet që të afrohen tek Vllaznia dhe ta mbështesin tha Grima pas lënies së detyrës si trajner, një deklaratë e ripërsëritur disa herë nga ana e tij.

VLLAZNIA SHPËTON, FITON ME VËSHTIRËSI 3-2 NDAJ BYLISIT

Me shumë vështirësi Vllaznia ka arritur që të fitojë 3-2 ndaj Bylisit në ndeshjen që luhej thuajse për mbijetesën në Superligë. Ndonëse kishin avantazhin e tre golave, kuqeblutë janë vënë nën presion nga kundërshtari duke pësuar dy gola të shpejtë në fund të lojës e madje duke rrezikuar që ndeshja të barazohej nga ballshiotët. Gjithçka nis mirë për Vllaznisë e cila që në minutën e 2-të kalon në avantazh me një gol të realizuar me kokë nga Shtubina. Shkodranët gjejnë qetësinë në minutën e 36-të me një supergol të shënuar nga sulmuesi Çinari pas një refushate të ekzekutuar në mënyrë perfekte. Në pushimin mes dy pjesëve Vllaznia shkon me avantazhin e dy golave.

BASKET FEMRA, VLLAZNIA 5 FITORE RADHAZI, MUND EDHE SKËNDERBEUN

Vllaznia në basketboll për femra është skuadra për t’u mundur. Kjo skuadër ka marrë fitoren e 5-të radhazi në kampionat duke e mbyllur në mënyrën më të mirë këtë vit. Vajzat shkodrane në një ndeshje tejet të vështirë kanë arritur të fitojnë përballë ekipit të Skenderbeut në sfidën që u luajt në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”. Është një rritje gati spektakolare e Vllaznisë e cila pa frikë gradualisht po futet në vallen e pretendenteve.

PJESA E PARË VLLAZNIA-BYLIS 2-0, SHKODRANËT DREJT FITORES

Vllaznia thuajse ka siguruar fitoren në ndeshjen që po zhvillohet ndaj Bylisit. Pjesa e parë është mbyllur me rezultatin 2-0 në favor të shkodranëve. Vllaznia ka kaluar shumë shpejt në avantazh me anë të Shtubinës që në minutën e 2-të pas një goli të shënuar me kokë.

NDAHET NGA JETA ISH-FUTBOLLISTI I VLLAZNISË SELMAN CUKALI

Ish-futbollisti i Vllaznisë Selman Cukali është ndarë nga jeta në moshën 70-vjeçare teksa ndodhej në Amerikë prej shumë vitesh. Cukali ka luajtur disa vite me Vllazninë në një prej periudhave të arta bashkë me emra si Ramazan Rragami e Sabah Bizi.

BOTA