SHTËPIA E FËMIJËS PJESË E DHURATAVE FESTIVE

Shtepia e femijes 3-6 eshte bere pjese e eventeve festive te cilat kane perfshire keto dite qytetin e shkodres.Ne kuader te nismes se ministrise se mireqenies sociale .Drejtorja e re e ketij insitucioni falenderoi perfaqesuesit e qeverise dhe nje sere organizatash humanitare.

VITI I SHENJTË I MËSHIRËS, MBAHET MESHA PËR FAMILJEN

Në kuadrin e Vitit të Shenjtë të Mëshirës Hyjnore, ne katedralen e Shkodres eshte mbajtur mesha e shenjte jubilare te familjeve me nje mesazh te qarte “të mos e humbasin besimin në familje”, sepse “brenda tyre edukohemi në falje e pajtim”.

SHKODËR, DITMIR BUSHATI URON NGA SHTËPIA E TË MOSHUARVE

Shtëpia e të moshuarve në Shkodër në kuadër të festës në të gjitha institucionet e përkujdesit nga qeveria priti ministrin e jashtëm Ditmir Bushati i cili uroi festat për të moshuarit duke e quajtur histori suksesi punën e qeverisë për shërbimin social. Kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi bëri një propozim për qeverinë.

FËMIJËT E JETIMORES 3-6 VJEÇ, NËN ATMOSFEREN FESTIVE

Të vegjëlit e shtëpisë së fëmijës 3-6 vjeç i janë bashkuar atmosferës së festave të fundvitit. Kjo fale një bashkëpunimi dhe iniciative të këshillit të qarkut dhe kryetares Greta Bardeli por dhe qendrës se gruas “Hapat e Lehtë”.

FËMIJA I KOMUNITETIT EGJYPTIAN KTHEHET NË FAMILJEN BIOLOGJIKE

Një fëmijë i komunitetit egjyptian do të kthehet në familjen e tij biologjike pas një ndihmese që ka dhënë një biznesmene në qytetin e Shkodrës.

FESTAT E FUNDVITIT, NËN TEMPERATURA TË LARTA

Krishtlindjet dhe Viti i Ri nuk mund të kuptohen pa borën dhe të ftohtin që shënon fundin e vitit dhe mesin e dimrit. Por, të tilla imazhe u përkasin tashmë vetëm publiciteteve televizive, pasi në realitet, moti nuk ka më asnjë lidhje me një stinë të ftohtë dhe të acartë.

KONCERT NË PIANO NË SHTËPINË SHKOLLORË 6-14 VJEÇ

Festat e fundvitit kanë ardhur ndryshe për fëmijët e shtëpisë shkollore 6 -14 vjeç. Bashkia Shkodër në bashkëpunim me grupin e pianistëve të drejtuar nga Dorina Saraçi organizuan një koncert me pjesë të ndryshme muzikore të luajtura në piano ku e pranishme ishte edhe kryebashkiakja Voltana Ademi bashkë me zyrën e shërbimit social.

VENDIMI I QEVERISË, MËSUESIT ME NJË PAGË SHPËRBLIM

Njësoj si vitin e kaluar edhe sivjet shpërblimet e fundvitit për punonjësit e administratës publike do të jenë të reduktuara. Kjo pasi qeveria ka vendosur si kusht për përfitimin e parave performancën e lartë të punonjësve në punë, për të cilën nuk dihet ende se cili do të jetë matësi ose sesi do të bëhet vlerësimi.

MESAZHI NE SHKODER , NDAL DHUNËS NDAJ FËMIJËVE

Kjo është edhe performance e fëmijëve të qytetit të Shkodrës që kanë realizuar me nota sensibilizuese dhe duke përcjellur mesazhin “Stop dhunës ndaj fëmijëve” .

OSHEE FATURON 60 FAMILJE ME 7 MIJË LEKË MË SHUMË

Afro 60 familje në lagjen “Xhabiej” janë të detyruar që të paguajnë 70 mijë lekë të vjetra më shumë nga sa kanë shpenzuar për energjinë elektrike. Banorët thonë se nuk kanë mundësi që t’i paguajnë.

BOTA