SHOQATA “ISTANBUL” NË SOFRËN TRADICIONALE E YFTARIT

Shoqata Istanbul vijon traditën, serish me shtrimin e yftareve ne ambientet e  medresesë se vajzave ne qytetin e Shkodrës. Serish prezent kane qene banore te shkodres, personalitete  dhe te ftuar te cilet jane bere pjese e kesaj sofre te madhe te organizuar nga Shoqata Istanbul ne Shkoder. Koordinatori I Shoqates Istanbul, Evanzs Drishti gjate fjales se tij evidentoi rendesine e ketij muaji te madherueshem te ramazanit.

BASHKIA SHKODËR, SHTRON YFTARIN PËR MUAJIN E RAMAZANIT

Bashkia e Shkodres e ka ruajtur traditen e shtrimit të një Iftari me besimtaret muslimane, në kuadër të muajit të madhërueshëm të Ramazanit. Të mbledhur në një nga lokalet e qëndrës së qytetit verior, drejtuesit më të lartë të Bashkisë Shkodër, së bashku administraten e këtij institucioni, kaluan një mbrëmje të këndshme nën shoqërinë e përfaqësuesve të Myftinisë Shkodër.

CEPI: 98 PACIENTË TRAJTOHEN NË QENDREN E ZHVILLIMIT

Qendra për Zhvillimin e Personave me Aftësi të Kufizuar në Shkodër strehon 48 rezidentë me aftësi të kufizuar, të rritur e fëmijë, si dhe shërben si një qendër ditore për persona me paaftësi fizike.Kete e konfirmon drejtorja Juliana Cepi e cila nenvizon se numri total i pacienteve ne kete institucion eshte 98 ku nder to ka individe qe jetojne ketu prej 15 vitesh.

NISIN DHURATAT NË SHTËPINË E FËMIJËS

Pas zhurmës së madhe në shtëpinë e fëmijës 3-6 vjeç lidhur me video-skandalin mbërrijnë dhuratat e para. Ndryshe nga pjesa më e madhe e shoqërisë që më shumë vetëm ka folur për dhunën ndaj fëmijëvë, këshilli britanik pranë ambasadës angleze në Tiranë ka sjellë disa lodra dhuratë që janë mbledhur pikërisht nga fëmijë të së njëjtës moshë.

PIRANI: INVALIDËT PO NDËSHKOHEN NGA OSHEE

Zyra e Invalideve te Punes ka ngritur nje shqetesim qe sipas tyre po i penalizon ne kompensimin qe marrin per energjine elektrike. Kryetari i kesaj zyre Myhedin Pirani shprehet se kategoria e invalideve te punes sipas ligjit nuk e paguan tarifen e televizionit publik e cila mberrin me faturen e energjise elektrike por ne sistem invalidet e punes dalin debitore ndaj OSHEE.

PENSIONI SOCIAL, JA SI DO TË LLOGARITET PAS VENDIMIT TË QEVERISË

Pensioni social do të llogaritet mbi të ardhurat që kanë individët në bankë, nga toka, të ardhurat nga biznesi apo pasuritë e paluajtshme. Vendimi i ri i qeverisë ka përcaktuar kriteret dhe procedurat se si do ta përfitojnë pensionin social rreth 5000 mijë të moshuar aktual të cilët nuk kanë paguar kontributet, apo ata të cilët do aplikojnë pas dates 1 gusht.

YFTARI TRADICIONAL, ZEF HILA MBLEDH BESIMTARËT NË BUSHAT

Tashme eshte kthyer ne tradite mbajtja e yftareve gjate muajit te madherueshem te ramazanit. Kete tradite vazhdon ta ndjeke Bushati, e cila ka mbledhur besimtaret muslimane, ne nje iftar, ne kuader te ketij muaji te madherueshem.

RRUGA E HARRUAR E REÇIT, ZONA LARG TURIZMIT

Vetem 13 km  large qytetit te Koplikut  eshte Fshati  piktoresk I Reçit. Porn je pikat te cilat mund ti ofroje zhvillim kesaj zone, mungesa e investimeve per 3 km te kesaj rruge te cilat jane ne kushte skandaloze, kane bere qe kjo zone te jete larg pritshmerive per zhvillimin e turizmit.

20% E FËMIJËVE SHQIPTARË JETOJNË NË VARFËRI

TË DHËNAT NGA RAPORTI PËR TË DREJTAT E FËMIJËVE. Mbi 20% e fëmijëve shqiptarë jetojnë në varfëri absolute. Ndërsa shumë fëmijë janë të rrezikuar nga varfëria, dhuna, abuzimi apo shfrytëzimi. Këto janë disa nga shqetësimet që ngrihen në raportin kombëtar mbi situatën e të drejtave të fëmijëve në vendin tonë. Mirëpo, ajo që vihet re është se çdo ditë po rritet numri i fëmijëve të varfër në zonat urbane, por pavarësisht kësaj, fëmijët e zonave rurale dominojnë.

BUJAR QAMILI VIJON TRADITËN ME SHTRIMIN E YFTARËVE

KËNGËTARI I NJOHUR URON TË GJITHË BESIMTARËT MUSLIMANË. Tradita vazhdon, dhe kengetari I njohur Bujar Qamili, ka shtruar yftare per besimtaret muslimanw. Ai ka deklaruar se shtrimi I yftareve, eshte nje mesazh qe percjellet per nje shenje harmonie, bagtie dhe solidariteti per te gjithe besimtaret nderkohe qe ai ka uruar edhe besimtaret per muajin e madherueshem te ramazanit dhe per festen e Bajramit.

BOTA