INFERMIERËT NË PROVIM, NIS NGA TIRANA

Pas humbjes së betejës me Ministrinë e Shëndetësisë në Gjykatën Administrative, infermierët në të gjithë vendin do të nisin të testohen nga data 24 korrik deri më 2 gusht. Edhe pse ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj u shpreh se do të rishihte edhe njëherë vendimin për testimin e infermierëve, duket se një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe tashmë të gjithë infermierët do të kalojnë në testim.

PIRANI: SHPRESË TEK VOLTANA ADEMI

Zyra e Invalideve te Punes shpreson tek kryetarja e re e Bashkise dhe administrata e dale nga zgjedhjet e 21 qershorit se do te kete nje vemendje me te madhe ndaj kesaj kategorie. Drejtuesi i kesaj zyre Myhedin Pirani shprehet i zhgenjyer nga kryetari ne ikje pasi per 8 vite eshte bere shume pak per invalidet sic eshte rasti me urbanet e qytetit i bere publik edhe ne media.

SHKODRA NËN NDIKIMIN E NJË VALE TË LARTË TË NXEHTI

Parashikimi i motit për datat 16, 17, 18, 19 korrik tregon se jemi nën ndikimin e një vale të nxehti afrikan që ka përfshirë vendin tonë dhe gjithë Ballkanin, përfshirë dhe vendet fqinje si Italia. Keto do të jenë absolutisht ditët më të nxehta të muajit kur temperaturat e larta do të arrijnë në maksimum. Ekspertët parashikojnë se temperaturat më të larta do të jenë ato të 17 korrikut ku pritet të kalojnë 40 gradë celsius. Vala e të nxehtit afrikan do të jetë prezente gjatë gjithë fundjavës dhe parashikohet që të shtunën e të dielën i gjithë vendi të përfshihet nga një zagushi mbytëse e cila do të intensifikohet gjatë këtyre ditëve.

NUK SHFAQET FATURUESI, NIKOLLË NDRECA APEL SHTETIT

Quhet Nikolle Ndreca, dhe është 81 vjeç, jeton ne fshatin Mali i Jushit ne komunën e Bushatit. Pervec veshtiresive te shendetit, ai sot po perballet edhe me problemin e faturave te energjise elektrike. Edhe pse ai I ka paguar rregullisht, tashme po perballet me mungesen e faturave dhe faturesve. Ai thekson se me perpara faturuesit vinin gjithnje ne shtepi muaj per muaj.

VITI I RI SHKOLLOR DO TË NIS NË DATËN 14 SHTATOR

Viti i ri shkollor për arsimin bazë nis më 14 shtator 2015 dhe mbyllet më 10 qershor 2016. Ministria e Arsimit publikoi sot urdhrin për vitin e ri shkollor 2015-2016. Për arsimin e mesëm viti shkollor nis në 14 shtator e mbyllet më 17 qershor 2016.Nderkohe Ende pa u publikuar Formulari A2 me degët që do përzgjidhen nga maturantët, Agjencia Kombëtare e Provimeve ka publikuar një paketë informuese në lidhje me fazën e tanishme. Në të janë përfshirë të gjitha të dhënat që i duhen një maturanti përpara se të bëjë përzgjedhjen e dhjetë degëve që do të listojë në formular.

SHOQATA “ISTANBUL” NË SOFRËN TRADICIONALE E YFTARIT

Shoqata Istanbul vijon traditën, serish me shtrimin e yftareve ne ambientet e  medresesë se vajzave ne qytetin e Shkodrës. Serish prezent kane qene banore te shkodres, personalitete  dhe te ftuar te cilet jane bere pjese e kesaj sofre te madhe te organizuar nga Shoqata Istanbul ne Shkoder. Koordinatori I Shoqates Istanbul, Evanzs Drishti gjate fjales se tij evidentoi rendesine e ketij muaji te madherueshem te ramazanit.

BASHKIA SHKODËR, SHTRON YFTARIN PËR MUAJIN E RAMAZANIT

Bashkia e Shkodres e ka ruajtur traditen e shtrimit të një Iftari me besimtaret muslimane, në kuadër të muajit të madhërueshëm të Ramazanit. Të mbledhur në një nga lokalet e qëndrës së qytetit verior, drejtuesit më të lartë të Bashkisë Shkodër, së bashku administraten e këtij institucioni, kaluan një mbrëmje të këndshme nën shoqërinë e përfaqësuesve të Myftinisë Shkodër.

CEPI: 98 PACIENTË TRAJTOHEN NË QENDREN E ZHVILLIMIT

Qendra për Zhvillimin e Personave me Aftësi të Kufizuar në Shkodër strehon 48 rezidentë me aftësi të kufizuar, të rritur e fëmijë, si dhe shërben si një qendër ditore për persona me paaftësi fizike.Kete e konfirmon drejtorja Juliana Cepi e cila nenvizon se numri total i pacienteve ne kete institucion eshte 98 ku nder to ka individe qe jetojne ketu prej 15 vitesh.

NISIN DHURATAT NË SHTËPINË E FËMIJËS

Pas zhurmës së madhe në shtëpinë e fëmijës 3-6 vjeç lidhur me video-skandalin mbërrijnë dhuratat e para. Ndryshe nga pjesa më e madhe e shoqërisë që më shumë vetëm ka folur për dhunën ndaj fëmijëvë, këshilli britanik pranë ambasadës angleze në Tiranë ka sjellë disa lodra dhuratë që janë mbledhur pikërisht nga fëmijë të së njëjtës moshë.

PIRANI: INVALIDËT PO NDËSHKOHEN NGA OSHEE

Zyra e Invalideve te Punes ka ngritur nje shqetesim qe sipas tyre po i penalizon ne kompensimin qe marrin per energjine elektrike. Kryetari i kesaj zyre Myhedin Pirani shprehet se kategoria e invalideve te punes sipas ligjit nuk e paguan tarifen e televizionit publik e cila mberrin me faturen e energjise elektrike por ne sistem invalidet e punes dalin debitore ndaj OSHEE.

BOTA