MERKATO E VLLAZNISË, EMINI NJË NGA EMRAT

Trajneri i Vllaznisë, Ernest Gjoka po mendon për merkaton e janarit. Numri një i stolit ka filluar të studiojë alternativat e mundshme dhe ka nisur edhe bisedime me emra të ndryshëm. Së fundmi, sipas portalit eduasportin.com zbulon se trajneri i shkodranëve po mendon të bëjë “bingo” në janar. Tekniku i kuqebluve dëshiron të afrojë në ekip mbrojtësin e Kukësit, Albi Alla.

Ky i fundit nuk ka kaluar një gjysmësezoni të mirë te verilindorët dhe mund të shohë edhe mundësinë e largimit nga skuadra kampione e Shqipërisë. Vllaznia mund t’i plotësojë kërkesat financiare 24-vjeçarit. Lëvizja e tij duket paksa e çmendur, por tekniku dhe mbrojtësi mund të ribashkohen sërish, pasi dolën kampion te skuadra e Kukësit sezonin e shkuar.

TË DËSHTUARIT E 2017-S

Topin e artë e duan të gjithë, por cili është ai çmim që nuk e do asnjë futbollist. Një agjenci lajmesh ka renditur 3 lojtarët më të këqij të vitit 2017. Renato Sanches, është quajtur Golden Boy i Futbollit Europian, por çka bërë ai pasi mori këtë vlerësim. Firmosi për Bayernm por nuk mundi ti bëjë vend vetes në formacion. U huazua në Premier League tek Swansea, por dështoi sërish.

Vlera e tij në merkato është 22 milionë euro por askush nuk di të thotë cka bërë ai për ta justifikuar këtë. Gabriel Barbosa, u prezantua tek Inter si Gabigol. U shfaq në 6 ndeshje si zëvendësues dhe më pak se 20 minuta për secilën. U dërgua tek Benfica në huazim, por edhe pse braziliani duhet të ndihej si në shtëpi, ka luajtur vetëm 13 minuta në klubin portugez.

GJOKA: 2017-ta NJË VIT JO I MIRË PËR VLLAZNINË

 Një vit që nuk u mbyll ashtu siç dëshirohej nga Vllaznia, pasi në 2017-ën ekipi kuqeblu pozicionohet në zonën e ftohtë të tabelës së klasifikimit me vëtëm 15 pikë duke qënë kështu edhe një ndër skuadrat më të rrezikuara për të rënë nga Kategoria Superiore.

TRAINERI GJOKA DEKLARATË PËR VLLAZNINË

Trainer i Vllaznisë Ernest Gjoka ka dalë në një deklaratë të fundit për mediat për vitin 2017. Gjoka ndër të tjera foli rreth fazës përgatitore që ekipi kuqeblu do të zhvillojë në Ulqin të Malit të Zi.

EDON HASANI SQARON PERFUNDIMISHT SITUATEN ME VLLAZNINE

Futbollisti shkodran Edon Hasani ka ardhur ne Shkodër për te përmbyllur edhe kontratën qe kishte me Vllaznine.

PRIVATIZIMI I VLLAZNISË, NJË HISTORI E PËRVITSHME

Fillimi i 2018 do të ishte koha kur Klubi Vllaznia do të kalonte drejtë prizvatizimit kështu mendohej nga të gjithë tifozët e skuadrës kuqeblu duke ngjallur shpresa se kjo do të sillte edhe ringritjen e ekipit. Por kjo gjë duket se nuk do të realizohet pasi deri në fund të këtij sezoni Klubi Vllanzia do të jetë në dorë të Bashkisë Shkodër e kjo gjë u bë e ditur pas miratimit të buxhetit prej 550 milion lekësht të vjetra për vitin 2018 në mbledhjen e fundit të këtij viti të Këshillit Bashkiak.

EDON HASANI ZGJIDH PROBLEMET ME VLLAZNINË

Një nga largimet mjaft të përforluar dhe të kritikuara nga tifozeria e Vllaznisë është ai i Edon Hasanit i cili ka firmosur para disa ditësh më ekipin Iranian të Sepahan.

Pavarësisht faktit se tek Vllaznia nuk dining je për zyrtarizimi i tij si futbollist tek ky ekip ka qënë vetë presidentja e skuadrës shkodrane Voltana Ademi e cila u shpreh se nëse do të jetë e nevojshme këtë çështje do ta çojnë deri në ndjekje ligjore pas Hasani është akoma nën kontratë me ekipin kuqeblu. Por mesa duket mesfushori shkodranë ka marrë edhe masat për këtë gjë pasi vetë futbollisti shkodranë dukët se është rikthyer në vendlindjen e tij kun ë rrjetet sociale ka publikuar edhe foto e cila shoqërohet me diçiturën “Ata thonë është e vështirë, unë them do vazhdoj ta bëj'”.

PRIVATIZIMI I VLLAZNISË, TEMË NË KËSHILL

Ceshtja Vllaznia rikthehet serish ne keshillin e Bashkise se Shkodres. Kane qene keshilltaret ato te cilet kane kundershtuar fondet per Vllaznine per vete pozicionin ne te cilin ndodhet ky ekip.

FSHF SHTYN STARTIN E SEZONIT TË DYTË TË SUPERIORES

Kategoria superiore pritej të startonte në datën 20 janar të vitit të ardhshem ku do të rikthente sërish sfidat ndërmjet ekipeve shqiptare

VLLAZNIA NË JANAR DREJTË MALIT TË ZI

Vllaznia pas ndeshjes së fundit në Tiranë ndaj Partizanit ka mbyllur kështu edhe vitin 2017 me rezultate aspak të kënaqshme.Humbjet e njëpasnjëshme, dëmtimet e lojtarëve dhe pozicionimi aspak komod në tabelën e klasifikimit e bën skuadrën kuqeblu që gjatë gjithë kohës të jetë pak e besueshme për një ringritje dhe largimi nga zona e ftohtë.

Pas 16 ndeshjesh të zhvilluara në kategorinë superiore Vllanzia ka grumbulluar vetëm 15 pikë ku me po kaq pikë renditet edhe Teuta e Durrësit në vendin e 7 e mesa duket do vazhdojnë të rivalizojnë njëra-tjetrën. Pavarësisht se ndeshja me Partizanin ishte e fundit për këtë sezon Vllaznia do i rikthehet sërish stërvitjes nga data 26-30 dhejtor duke synuar që të arrijnë një përgatitje më të mirë fizike të lojtarëve e të jenë më të përgatitur për ndeshjet e ardhshme.

BOTA