TË ARDHURAT, BILANCI I BASHKISË SHKODËR

Drejtoria e te ardhurave ne Bashkine Shkoder ka patur nje bilanc pozitiv per viti 2017. Keshtu shprehet kreu I ketij institucioni Blendi Gjylbegaj , sipas te cilit pritet qe keto ditet e fundvitit dhjetra biznese te perfitojne nga falja e taksave ku ato jane debitor

RIKTHEHEN ARRESTIMET PËR VJEDHJEN E ENERGJISË

Cdo nate 5-6 persona ndiqen penalisht per shkak te lidhjeve te vjedhjes se energjise elektrike.

Lajmi jepet nga shefi Gjon Bala ne OSHEE sipas te cilit abuzimet rriten ngjate stines se dimrit, por po ashtu dhe kontrollet e OSHEE gjate dites dhe nates. Bala ka nje apel per te gjithe ato persona te cilet abuzojne me energjine eletrike.

NDIHMA PËR BANORËT E GURIT TË ZI

Me nismën e Bashkisë Shkodër, Kryqi i Kuq Shqiptar në bashkëpunim me njërën prej operatorëve celular në Shqipëri kanë bërë të mundur shpërndarjen e 200 pakove me ushqime në 62 familje të varfëra në Njësinë Administrative Gur i Zi.

Bëhet fjalë për familjet më me shumë probleme ekonomuke në të gjitha fshatrat e kësaj njësie administrative. Sipas administratorit Pjerin Marku, synimi është që këta familje të kalojnë një darkë të fundvitit si gjithë të tjerët, pasi një numër i konsiderueshëm familjesh, për shkak të problematikave të ndryshme në dokumentacione nuk trajtohen me ndihmë ekonomike.

MASSAFRA PËRCJELL MESAZHIN E KRISHTLINDJES

Në mesazhin drejtuar për Krishtlindje, kreu i konferencës ipeshkvnore shqiptare, imzot Angelo Massafra shpreh shqetësimin për ikjen masive të shqiptarëve.

SHOKËT: FLORENCI KA PATUR JETË TË VËSHTIRË

Florenci ishte djal punëtor, i zgjuar dhe kishte ndihmuar shumë familjen. Varfëria e tejskajshme e kishte detyruar të linte Shqipërinë për një jetë më të mirë në shtetin francez. Ka punuar shumë për të fituar lekët e largimit për në Farancë.

Këto janë fjalët e dy prej shokëve që Florenc Beqiraj ishte shoqëruar në Shkodër përpara se të largohej drejt Europës për të kërkuar azil për një jetë më të mirë. Fatjoni dhe Dashamiri apelojnë që trupi i pajetë i Florencit, shokut të tyre të kthehet në Shqipëri. Ata me dhimbje kërkojnë që miqt dhe familjarët të kenë një varr ku të qajnë për të birin dhe mikun e tyre të shtrenjtë.

FAMILJA BEQIRAJ HAP DYERT E MORTIT

Familja e Florenc Beqiraj ka hapur dyertë e mortit këtë të shtunë, pasi mjekët e spitalit në Marsejë të Francës i kanë hequr përfundimisht oksigjenin djalit të tyre. Dhimbja e madhe ka kapluar këtë familje, e cila vazhdon të kërkoj drejtësi për vdekjen e Florencit.

E ëma, Laureta Hasani, me dhimbje të madhe bënë fajtore policinë franceze, e cila sipas saj ka keqtrajtuar të birin dhe mjekët që vranë Florencin pa firmosur prindërit. Hallet dhe varfëria e detyruan atë të largohet për një jetë më të mirë, por nuk ishte e shkruar kështu. Laureta kërkon trupin e të birit që të paktën ta shoh për herë të fundit. 

VDEKJA E FLORENCIT, REAGON AMBASADA FRANCEZE

Ambasada e Shqipërisë në Francës i shpreh ngushëllimet familjes së 23 vjeçarit Florenc Beqiraj, i cili ndërroi jetë pasditen e djeshme në spitalin e Marsejës. I riu nga Shkodra ishte prej 7 ditësh në gjendje kome dhe mbahej në jetë me mjete të posaçme.

Ambasada sqaron se për heqjen e tubave, është njoftuar nga ana e spitalit Nord, familja e të ndjerit përfaqësuesit ligjorë të familjes dhe Ambasada. Ambasada thotë se do të vazhdojë ta ndjekë çështjen si dhe do të lehtësojë procedurat për kthimin në atje të trupit të pajetë.

PARASHIKIMI I MOTIT 23 DHJETOR

Moti i kthjellët mbetet dominant në zonat bregdetare dhe të ulëta ndërsa vranësira kalimtare do të ketë në zonat Lindore. Edhe pasditja pritet të vijojë me kthjellime në pjesën më të madhe të vendit përjashtuar zonat Lindore ku vranësirat mbeten prezente, më të shpeshta në Veri- Verilindje ku priten reshje të pakta e të izoluara, dëbore.

NDERRON JETE FLORENC BEQIRAJ,MJEKET I HOQEN APARATURAT

I riu shqiptar, Florenc Beqiraj ka ndërruar jetë në Francë. Raportohet se familjarët janë në gjendje shoku pasi të riut i janë hequr tubat.

STAR PLUS KONTAKTON ME FAMILJEN E FLORENC BEQIRAJ,JA E VERTETA

Pas publikimit ne media te lajmit per vdekjen e shkodranit Florenc Beqiarj ne France, Star Plus ka kontaktuar me familjaret e tij.Ata kane pohuar se gjendja e Florencit vazhdon te jete e rende por ai nuk ka vdekur.

BOTA